Në prag të festave të 28 Nëntorit - Ditës së Shpalljesë së Pavarësisë së Shqipërisë - Ditës së Flamurit, datëlindjes së Komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK-së, në shtëpinë e kulturës ''Tahir Sinani'', në Malishevë u hap ekspozita me punimet e artistëve të artit figurativ.
Kësaj hapje të ekspozitës sipas drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku i parapriju, konkursi për pikturë me tematikë, për 28 Nëntorin, ku sot u publikuan rezultatet fituese për autorët me punimet më të vlerësuara nga juria: Fehmi Hoxha-
Kryetar dhe Florentinë Krasniqi e Shani Paçarizi anëtar.
Kurse fituesit janë: Verona Ahmeti, vendi parë (I)
Dorisa Zulfaj, vendi i dytë (II)
Nazmi Kyçyku, vendi i tretë. (III)
Ekspozita qëndron e hapur pesë ditë.
Në kuadër të aktiviteteve për nder të festave të nëntorit, zhvillohet edhe turniri në shah.
Të gjitha këto aktivitete kulturo- sportive, zbatojnë masat e IKSHKP-së për shkak të pandemisë me covid -19.
Në fund, drejtori, Mazreku i uroi fituesit e konkursit dhe u uroi gjithë shqiptarëve, festat e nëntorit.