Dardani, o vend i bekuar,
priti Vjosën dhe Albinin
po të kthehen si pëllumb të shkruar
Për të zhdukur aty krimin!
shqiptarët për t’i shpëtuar
nga kriminelët në politikë
atdheun për ta rindërtuar
ku do jetohet pa pasur frikë
do të kthehen ata dy
burgjet mbushur me cubana
do bërtasim „bac u kry“
dy shqiptarë i ka lindur nana
mirë se do të vish oj pranverë,
që të sjellësh ti drejtësinë,
i pavotuari shporret i pavlerë
për të rikthyer mirësinë!
O moj çikë’ e Dardanisë,
që pret drejtësi e përdhunuar,
po i vjen fundi krejt mafisë
po vjen ditë e uruar.
Rrangalla që urrente rininë,
i trishtuar nga fajësia,
urrente dhe mençurinë,
kishte frikë nga drejtësia.
Zbardhi fusha, ndritet Dardania,
nga vota e popullit të rizgjuar,
po pëllet, „do rifitojmë“ kryetari
Siç bënte dje i Krahinës sekretari!