Unë belbani yt Atdhe
T’i njoh plagët shekullore e dëshirat e zjarrta
Ta njoh tokën e-lavruar me eshtra
Edhe qelekullën e Nishit me të miat kafka.
T’i njoh vuajtjet se ti gëzim s`pate.
T’i njoh atdhetarët që s’e kursyen jetën.
T’i njoh dë shirat e dashuritë e flakta.
E këmishën e kuqe të leckosur me arna.
T’i njoh pushtetarët profetë të gënjeshtërt.
T’i njoh ata që e kanë gojën plot liri.
E pasurisë nuk ia dinë skajin, as finishin
E zemrën e kanë smirë katran tradhëti.
T’i njoh lakmitarët për pushtet.
T’i njoh ata që premtojnë e mashtrojnë
T’i njoh ata që palcën ta zhvatin palcën kurrizore.
T’i njoh edhe vrasësit e territ në pusi pas kodre.
E të nesërmen vijnë si përcjellës deri te varret.
T’i njoh edhe ata që zhvatën Dosjet e hetuesisë
Për t’i vazhduar krimet monstruoze
Se ligji e prokuroria ju bën çati e roje.
T’i njoh ata që premtojnë shumë
E premtimet përpara kurrë nuk i çojnë
Ja u njoh nënave dënesjet e gjamat
Që nuk u gjetën të dashurit bijtë e tyre prore.
Edhe pas dekadave në liri kanë harruar
Se këtu bëhet luftë për pushtet
E sovrani dënes psherëtin si unë, belbani
Eh, Atdheu im, Atdheu im…
Në dorën e dërdëllitë sve
E mediokrëve
dhe të despotëve antikombëtarë
Që nuk duan Atdhe, por pushtet..