N’për hënë t’përcolla deri te shtëpia
Ishte dimër, ftohtë, akull, natë
U lodhëm tek ecëm n’përpjetëzën e gjatë.
Ndaluam t’pushojmë ashtu në këmbë
Në një qoshe t’rrugës ku s’pati hënë, as drita
Aty ku herë tjera të prita.
Mbështete kokën ti, në gjoksin tim, në mua
Mbahesha un’ prej teje, prej beli
Askush s’ish andej, s’ndjenim ftohtë asnjëri.
S’lëviznim dot as unë, as ti
Ashtu statujë, rrinim aty
Qëndronim ngjitur të dy bërë një.
Dhe s’di ç’t’kam thënë
S’di si t’kam lënë
S’di si u ktheva pa ty n’për hënë?!