Nuk i hodhi mollet nuk i hodhi fiqte
nje jete...dhe pas saj rrethuar nga miqte
urtesia e ngjizur dhe rritur tek praku
si te nderohet miku, si te nderohet plaku
magji e urtise rrezellon ben drite
i perkulen ata qe dje i vune prite
i vune prite ne gjak e ne zemer
te mos kishte rrite,te mos bente emer
magji e urtise i urteson te paudhet
magji e urtise i hap te gjitha udhet
magji e urtise i larteson te medhenjte
magji e urtise i drejton lumenjte...