Nëse e krahasojmë forcën e gurit me fjalën e shkruar, padyshim, fjala nxjerrë lotin prej guri. Mbi këtë konstatim timin, qëndron poezia e zonjës respektive, Vjona Sylejmani, e cila, çdo gjë që thotë, e thotë të mbështetur në fronin e jetës, e cila, pamëdyshje di të nxjerrë atë që e preukupon çdo njeri, i cili e ndien dhimbjen e mbështjellë me fashat e jetës, të cilat, kohë pas kohe i shpalosim për t'i kënduar dhimbjeve tona dhe dashurisë së shndërruar në dhimbje çasti, gjithnjë të këndshme për t'ia dhënë dorën në të puthur. Për këtë dhe shumë të tjera, poetja e nderuar, në poezinë e saj të titulluar
"RILINDUR" na thotë: N'buzëqeshjen tënde! Gjej shpëtim nga kjo Botë,!
Përplot synime që nuk dijnë not,
N'mbytje dallgëve t'jetës./N'sytë e tu njoh vetën,/Përqafuari ndjehem gjallë,/Dashuroj për tu rilindur/
Me shpirt fëmijëror t'jetoj prapë,/
Ta njoh keqardhjen n'zemër/
Që dashuruari dënesë,/
Dhimbjen dashurisë t'ja kuptoj./ Pra, Vjona Sylejmani, i përket një gjenerate të mesme mirëfilli të edukuar, me pasion prej poeteje të dëshmuar, e cila di të qëndisë thurimën e fjalëve, katërçipërisht të arrira në poezinë moderne, të cilës nuk i mungon asgjë për të zënë vend në gjerdanin e kulturës poetike të ndërtuar mbi metaforën - lehtë dhe këndshëm të zbërthyer nga lexuesi.
Ndaj, me gjithë zemër e them se: poetja, Sylejmani, ka çka të thotë edhe në të ardhmën e saj, sigurisht të ndritur dhe të pranueshme në rrafshin poetik.