Te Molla e Kuqe
Diku afër Nishit,
E humbi Eva
Unazën e gishtit!
Adami u çmend
I zgurdulloi sytë,
I mbetet prapë
Molla në fyt!
Zoti e zbret poshtë
Te Molla e Kuqe,
Një thes me hile
Vese edhe huqe!
Në të e vendosi
Të parën tradhtinë,
Së dyti inatin
S’treti paditurinë!
Pa dashje ra thesi
Nga dega në tokë,
Na del shqiptari
Me plis në kokë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)
Shqiptari
I mblodhi Zoti të tria bashkë:
tradhtinë, mosdijen dhe inatin.
I lidhi fort në thes të trashë
Tek pema e shenjtë i vari.
Pa dashje ra thesi në tokë:
...dhe doli shqiptari!