Biografia, shkollimi dhe puna
Hasan Hasani u lind më 16 janar 1947 në Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës, rrethinë e Gjakovës. Rrjedh nga një familje mirditore, nga fshati Dogjon, e shpërngulur në Kosovë në gjysmën e parë të shrkullit XVIII. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhebel, Gërgoc dhe Baran. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë. Studimet, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Që nga koha e studimeve e deri në vdekje (1 dhjetor 2020) ka jetuar në Prishtinë.
Gazetar, redaktor e kryeredaktor...
Me krijimtari letrare dhe publistike u mor që nga viti 1965, kur e botoi poezinë e parë në revistën letrare “Jeta e re”. Krijimet letrare dhe publicistike i botoi në të gjitha gazetat dhe revistat që u botuan në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe më vonë edhe në Mal të Zi. Si student i vitit të parë, në vitin 1969, nisi punën si bashkëpunëtor i rregullt në gazetën e studentëve “Bota e re”, ku punoi deri në qershor të vitit 1971, kur kaloi gazetar i rregullt në gazetën arsimore-shoqërore dhe pedagogjike “Shkëndija”. Në vitin 1976 kalon në revistën për art, kulturë e letërsi “Fjala”, në fillim gazetar, e më vonë redaktor. Në vitin 1987 emërohet redaktor e më vonë edhe kryeredaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, ku punoi deri në vitin 1996, kur kalon redaktor në revistën letrare “Jeta e re”. Nga viti 2003 përsëri e gjejmë redaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri” dhe nga shtatori i vitit 2004 kryeredaktor po në revistën “Pionieri”.
Veprat e Hasan Hasanit
Përveç me shkrime publicistike Hasani është marrë edhe me krijimtari letrare për fëmijë dhe për të rritur. Nga viti 1967, kur ka botuar librin e parë me vjersha e deri më 2020, ka botuar 75 vepra gjinishë e zhanresh të ndryshme.
Po paraqesim këtu titujt e veprave të poetit e shkrimtarit Hasan Hasani, sipas gjinive, bashkë me vitet e botimeve të tyre:
Poezi për të rritur
1. Krojet e bardha, 1967
2. Dallgët e vërrinit, 1969
3. Dy legjenda, 1969
4. Më bekoi pa gjuhë
5. Suferinë, 1977
6. Emoniana, 1980
7. Shenasa, 1980
8. Gurëkala, 1981
9. Unazëforta, 1984
10. Përkolajt, 1988
11. Emira, 1992
12. Gurdurimi, 1992
13. Gjëmim baladash, 1994
14. Harfë e Antikës/ Plak urtak e mençurak, 1997
15. Muza shqiptare, 1997
16. Idhuj adhurimi, 1998
17. Qerpikë me lot, 1999
18. Haxhiu i fshatit pykë, 2005
19. Tek uji i zi, 2009
20. Shivegimi, 2012
21. Shpirtvrarë, 2012
22. Helmshtare, 2013
23. Buka e mëkatit, 2013
24. Shiba, 2013
25. Mirtitë e mirditorë, 2020
26. Monolog me Malin, 2020
Tregime për të rritur
27. Njeriu që grindej me qiellin, 1979
28. Zhurmë në pyll, 1985
29. Lojë me shamia, 1990
30. Gruaja që grindej me pluhurin, 1996
31. Muzgu i hyjneshës, 1996
Romane për të rritur
32 Ulërima, 1989
33. Qafëtuli i Shavarinës, 1999
34. Kohë të egra, 2006
35. Shamitë e vdekjes, 2014
36. Pikëllim në Pikëllimë, 2014
37. Foshnja në prag, 2014
38. Kodi i gjakut, 2014
39. E mashtruara, 2014
Poezi për fëmijë
40 Ajkuna e Rugovës, 1978
41. Mici e topi, 1980
42. Tali i Budalinës, 1986
43. Vallja e shkrimtarëve, 1993
44. Ylberi i shkronjave, 1995
45. Ezopi e breshka, 1995
46. Shqipet e Shqiponjës, 2000
47. Abetarja e UÇK-së, 2006
48. Princesha e Shalës, 2010
49. Palaço në Prishtinë, 2012
50. Vjersha dhe poema për fëmijë, 2016/2019
51. Kur fle Mali, 2016
Kritikë letrare
52. Të anatemuar, 2005
53. Faqe libri, 2007
54. Gavril Dara i Riu, 2007
55. Shënjëzime, 2011
56. Letërsia si art dhe komunikim poetik (me Sh. Vishajn), 2011
57. Metafora e dhembjes, 2012
58. Arti i fjalës dhe i rrëfimit, 2013
59. Hana, kryefjalë e veprës, 2015
60. Alketa në dy pamje, 2017
61. Autorë dhe vepra nga letërsia për fëmijë, 2019
Monografi
62. Bajrush Doda, 2011
63. Përkolajt, 2018
Vepra publicistike
64. Nermin Vlora Falaski, 1992
65. Miftar Spahija korife i Lumës, 1995/2002
66. Në shërbim të Zotit e kombit, 1995
67. Nijazi Sulça mall Kosove që djeg, 2005
68. Nëntë biseda për Kosovën, 2005
69. Jehon një gjëmë mes mureve, 2005
70. Më thanë, u thashë, 2016
Vepra leksikografike
71. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 1991, 1994/1995/2003, 2003
72. Të pavdekshmit e Dukagjinit, 2003
73. Emra shqip për fëmijë, 2001/2006
74. Leksikoni i nobelistëve të letërsisë, 2011.
Vepra poetike “Monolog me Malin” është vepra më e re e Hasan Hasanit (dhe e fundit për së gjalli të poetit). Ky testament poetik (për nipin e tij Malin), ka 101 këngë, prologun dhe epilogun, të shkruara me vargun e gjatë e të njohur hasanian . Botoi Emal, Tiranë, 2020.
Përgatiti për shtyp veprat e shumë shkrimtarëve dhe numra tematikë të revistës letrare “Jeta e re”
Shkrimtari Hasan Hasani, përveç veprave letrare e publicistike që ka botuar për më shumë se 50 vjet me radhë (në vitin 1967 botoi librin e parë), ka përgatitur për shtyp veprën e plotë letrare të Ernest Koliqit në gjashtë vëllime, të Ethëm Haxhiademit në dy vëllime, të Nermin Vlorën në dy vëllime, të Mehdi Frashërit në një vëllim, të Musine Kokalarit në një vëllim, të Rrahman Dedajt në katër vëllime, të Adem Gajtanit në tri vëllime, të Kristo Floqit në tri vëllime, të Nexhat Peshkëpisë në një vëllim, Të Nexhat Hakiut në një vëllim, të Alketa Dervishajt në dy vëllime, të Rizah Sheqirit në pesë vëllime, të Ymer Elshanit (koautor) në njëmbëdhjetë vëllime.
ashtu, Hasani ka përgatitur numra tematikë (të veçantë) të revistës letrare “Jeta e re” për Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Nermin Vlorën, Musine Kokalarin, Mehdi e Mithat Frashërin, Vinçenc Prenushin, Azem Shkreni dhe Beqir Musliun.
Shkruan për Hasan Hasanin dhe veprat e tij
Për veprat e poetit e shkrimtarit dushkajas Hasan Hasani shkruan reçensione – shkrime vlerësuese, shkrime kritike, etj. shumë emra të fushës së kritikës letrare, si: Ali D. Jasiqi, Hasan Mekuli, Jusuf Buxhovi, Teki Dervishi, Resul Shabani, Rexhep Qosja, Mensur Raifi, Hysni Hoxha, Emin Kabashi, Jakup Ceraja, Kadri Rexha, Mehmet Kraja, Demë Topalli, Shyqri Galica, Jonuz Fetahaj, Ymer Elshani, Ramadan Musliu, Mr. Xhavit Aliçaj, Haxhi Muhaxheri, Shefqet Riza, Pal Doçi, Mr. Daut Bislimi, Abdi Baleta, Odhise Grillo, Iljaz Prokshi, Ndoc Papleka, Dr. Faik Shkodra, Shefqet Dibrani, Kujtim Dashi, Dr. Milazim Krasniqi, Prend Buzhala, Skënder R. Hoxha, Shahbaze Vishaj, Halil Haxhosaj, Din Mehmeti, Xhevat Syla, Ahmet Mehmeti, Fahredin Gunga, Nexhip Alpani, Beqir Musliu, Emin Ayemi, Riza Greiçevci, Xheladin Mjeku, Halit Bogaj, Kismete Hyseni.
U shkruan edhe libra për të...
Për veprimtarinë letrare, publicistike, leksikografike të këtij shkrimtari u shkruan edhe libra të tëra: Mr. Skënder R. Hoxha shkroi dhe botoi 6 vepra për krijimtarinë e shkrimtarit Hasan Hasani: “Poet i trazuar” (111 pyetje, 111 përgjigje”, 2007; “Hasan Hasani në sytë e kritikës”, 2008 ; “Rrugëtimi për në panteon – Aspekte të krijimtarisë letrare të Hasan Hasanit (I) ”, 2009; “Muza e Dushkajës”, 2017; “Këndvështrime letrare – Opusi romanor i hasan Hasanit”, 2020; “Rrugëtimi për në panteon - Aspekte të krijimtarisë letrare të Hasan Hasanit (II) ”, 2020.; Shkrimtari Dinë Halilaj botoi veprën për Hasan Hasanin me titull “Muza e Krojeve të Bardha”, 2017; dhe së fundi, poeti e studiuesi Llesh Ndoj shkroi veprën monografike për Hasan Hasanin me titull “Dushkaja emër – Mirdita mbiemër”, 2020.
Botohet monografia për romanet e Hasan Hasanit
Studiuesi Skënder R. Hoxha, ka botuar kohë më parë studimin monografik, “Këndvështrime letrare – Opusi romanor i Hasan Hasanit”.
Monografia “Këndvështrime letrare – Opusi romanor i Hasan Hasanit” në mënyrë analitike dhe kritike trajton shtatë romane për të rritur të Hasan Hasanit: “Ulërima” (1989), “Qafëtuli i Shavarinës” (1999), “Kohë të egra” (2006), “Shamitë e vdekjes” (2014), “Pikëllim në pikëllimë” (2014), “Foshnja në prag” (2014), “E mashtruara” (2014). Studiuesi Hoxha deri më tani ka shkruar dhe botuar edhe katër libra tjerë për veprimtarinë letrare, publicistike, leksikografike, etj., të Hasan Hasanit.