Kur këndon shpirti i poetit

Kultura

Kur këndon shpirti i poetit

Nga: Vlash Prendi Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:11
Vlash Prendi

Kёto ditё u nda nga jeta njёri prej shkrimtarёve dhe krijuesve mё tё dashur shqiprar Prof. Hasan Hasani. Lindur dhe rritur nё fshatin Dushkajё tё Jabllanicёs nё Kosovё, edukuar nё njё familje me tradita patriotike dhe arsimdashёse, auror i njё numri tё konsiderueshёm veprash letrare dhe studimore, luftёtar i flakёt pёr ҫёshtjen kombёtare. Kohёt e fundit prof.Hasani u nderua nga Kёshilli i Qarkut tё Lezhёs me titullin “Qytetar nderi”, ndёrsa studiuesi Llesh Ndoi, promovoi monografinё kushtuar figurёs dhe krijimtarisё sё tij shumёvjeҫare letrare me titull “Dushkaja emer – Mirdita mbiemёr’ dhe libri i autorit tё ndjerё Hasan Hasani “Monolog me Malin”. Botimi i kёtij libri ishte njё eveniment tepёr i rёndёsishёm nё jetёn e kёtij krijuesi, si nё planin personal, ashtu edhe nё planin shoqёrorё, aq mё tepёr kur sot kёto vepra qe prezantohen, njёra ka autor shkrimtarin e shquar nga Kosova me origjinё mirditore prof. Hasan Hasani dhe tjetra studiuesin tashmё tё njohur Llesh Ndoi, qe i kushtohet jetёs dhe veprimtarisё sё krijuesit shumёdimensional Hasan Hasani, i cili mbetet një nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare. Prof. Hasani lindi në vitin 1947 në Fshatin Dushkajё tё Jabllanicёs, ndёrsa sot zë një vend nderi në letërsinë shqipe, sepse kultivoi me shume sukses poezinë moderne shqiptare duke e radhitur këtë me dinjitet krahas letërsisë bashkёkohore botërore.

Por krahas cilësisë sё vargut, poeti ynё zgjeroi spektrin tematik, himnizoi heroin lirik si dhe solli një ndjesi të re ndaj figurës letrare, ndaj përdorimit artistik të fjalës nё gjuhën shqipe. Poeti Hasan Hasani u ngjit natyrshëm në majat e poezisë shqipe, sepse kjo ngjitje u shkallëzua në kohë që nga vëllimi i parë i tij me poezi “Krojet e bardha”, botuar dhe pritur me shumë interes nga lexuesi në vitet 1967. Ky vëllim poetik tregoi se në letërsinë shqiptare po lindte një talent i spikatur, ndaj dhe kritikёt nuk kishin gabuar kur e kishin vlerёsuar si poet i sё ardhmes, sepse veprat e Hasanit pasuan njëra – tjetrën. Në letërsinë tonё spikasin vepra të tilla si “Dallgёt e vrrinit” - 1969, “Dy legjenda” - 1969, vjen para lexuesit si prozator me romanet “Ulёrima” - 1989, “Kodi i gjakut” – 2014 dhe mё vonё edhe si kritik, me veprat “Tё anatemuar” - 2005, “Faqe libri” - 2007, “Metafora e dhembjes” etj. ËShtё e pamundur tё rreshtojmё tё gjitha veprat e prof.Hasanit nё kёtё material modest, sepse sot jemi mbledhur pёr tё prezantuar veprёn e tij tё 74 – t, “Monolog me Malin”, tё cilёn poeti i talentuar e shkroi nё periudhёn e pandemisё.

Vepra e fundit e tij, ёshtё njё arritje e shёnuar artistike, njё vepёr e veҫantё nё llojin e vet, sepse autori nё rreth 4000 vargje, dialogon me nipin e tij 7 vjeҫar Malin, qe tradicionalisht mban emrin e gjyshit te tij. Nё fakt, poeti dialogon me veten, duke treguar edhe njё herё se ёshtё mjeshtër i vargut, mjeshtër i përdorimit të figurave stilistike, sidomos i metaforës, mjeshtër i fjalës artistike, shkrimtar i papërsëritshëm, vepra e tё cilit mbart në vetvete mjaft ndjenja dhe emocione, nё shumё raste dhe kontraditore. Autori nё vepёr, herë shfaqet plot entuziazёm, sepse shfleton faqet e historisё sё lavdishme tё fisit, qe nga Perkolajt e Domgjonit, deri tek Hasanajt e Jabllanicёs, pastaj e kaplon mёrzia, kur shpalos vuajtjet dhe mundimet pёr ndёrtimin e jetёs dhe mё tej dhimbja, kur i tregon Malit shtypjen dhe shfrytёzimin, luftёn, pёrpjekjet dhe sakrificat e popullit kosovarё ndaj robёrisё shumёshekullore serbe. Monologu me nipin rrjedh natyrshёm, sepse gjyshi Hasan, ka ҫ’ti tregojё nipit Mal, prandaj kёtё histori tё mrekullueshme, autori kёrkon t’ja lejё nipit, nё formёn e njё testamenti letrar qё nuk harrohet kurrё nga brezat, sepse nё kёto vargje tё bukura 16 rrokёsh, ndarё nё 102 pjesё me nga 40 vargje pёrshkruhet sintetikisht gjithё historia e jetёs sё autorit, tё cilёn Mali dhe nipat e tjerё tё autorit do ta kenё si udhrrёfyes nё jetё. Vepra ka vlera tё veҫanta artistike, sepse Prof. Hasani ёshte nga ata poetë që i këndonte pena në duar, vargjet i dalin nga thellësia e shpirtit, sidomos ato vargje që shkruan për vendlindjen pёr mirditёn dhe Dushkajёn, por edhe pёr Kosovën martire. Këto janë poezi të thjeshta, plot ndjenja dhe emocione, qe burojnë nga një shpirt i dhembshur, plot vitalitet dhe dashuri njerzore. Ja si drejtohet poeti Malit:”…Ti ende nuk i kupton. Po ja pёshpёris fotografisё nё mur, / me tё cilёn kam vendosё tё bisedoj gjatё, / Ti rrёfej gjurmёt e jetёs skalitur nё bebёza malli, / E aromё puhie t’mё pёrcjellё tё Engjёjt e rrugёve, / Ti kёto do t’i kuptosh kur tё rritesh e tё bёhesh lis…”. Vargje të bukura plot kolorit artistik, qe të emocionojnë me vrullin shprehës. Ja pra, vargjet jo rrallë u ngjajnë luleve të brishta, që po nuk i ujite janë të destinuara të thahen, por poeti nuk ka ndёrmend tё heshtё. Ai pёrditё e mё shumё po na dhuron vepra tё reja edhe mё tё bukura, dhe pёr kёtё kontribut tё tij nё fushёn e letrave shqipe, ёshtё kujtuar studiuesi dhe shkrimtari i njohur Llesh Ndoi, i cili sjell sot para lexuesit monografinё me shumё vlera, “Dushkaja emёr – Mirdita mbiemёr, kushtuar jetёs dhe veprimtarisё letrare tё shkrimtarit Hasan Hasan – Pёrkola.

Siҫ pёrshkruhet nё kёtё vepёr, jeta dhe veprimtaria letrare e prof. Hasanit është mjaft interesante, e pasur plot ndodhi dhe ngjarje të cilat përputhen bindshëm me ngjarjet që ka kaluar populli kosovar gjatë periudhave të vёshtira tё historisё dhe problemet sociale dhe politike që agravuan pas luftës pёr liri. Në këtë kontekst, analiza biografike e shkrimtarit Llesh Ndoj është e saktë, e bukur, e realizuar me nivel dhe emocion. Autori e nis përshkrimin në vitet e largëta, ku pershkruan prejardhjen e shkrimtarit, duke na vertetuar se vendorigjina e familjes së tij është nga Domgjoni i Mirditës, ёshtё pikërisht fshati nga e ka prejardhjen edhe poeti ynë kombëtar, atë Gjergj Fishta. Nga ky fshat, Pren Kola, qe larguar rreth tre shekuj më parë për arsye ekonomike, duke u vendosur në krahinën e Jabllanicës në Kosovë, por me mallё dhe dhimbje për trojet e të parëve, për t’i kujtuar ato vende deri në momentet e fundit të jetës.

Kur ishte vetëm 20 vjeҫ, poeti i ardhshёm Hasan Hasani, do të dilte para lexuesit me librin e tij të pare, që do ta rreshtonte pa asnjë mëdyshje krah poetëve më të njohur kosovarë të kohës. Do të botohej vepra “Krojet e bardha”, vëllimi poetik më me vlera, që krahasa veprave të poetёve Esad Mekuli, Azem Shkreli, Din Mehmeti, Jakup Cёraja apo Ali Podrimja edhe poeti Hasan Hasani tashmë do të ishte një krijues i denjë në letërsinë shqipe. Duhet theksuar se zgjimi rinor poetik i Hasanit, lindi si shkëndi e dalë nga kontakti emocional mes dy ndjenjave njerëzore, mes mallit për vendlindjen dhe dashurisë për njerëzit nga njëra anë dhe revoltës së brendshme ndaj padrejtësive dhe gjendjes së rëndë të shoqërisë kosovare nga ana tjetër. Dhe në furtunën ndjesore të këtyre ndjenjave të kundërta lindi kjo poezi e bukur dhe më peshë emocionale. Në pafundësinë e këtij spektri të artë nuancash, shquhet pasioni për të dhënë realitetin artsitik përmes vargut poetik, prandaj autori shpejt do të botonte veprën e dytë, një vëllim poetik mjaft tё bukur dhe me nivel artistik të admirueshëm me titull “Dallgët e vërrinit”, botuar nga SH.B “Rilindja” në vitin 1969. Dhe siҫ konkludon shkriumtari Llesh Ndoi, ishin pikërisht ata dallgë, që desh e shuan njëherë e përgjithmonë talentin në lulëzim të poetit Hasan Hasani. Në fakt edhe libri i dytë i poetit, do të vazhdonte të njëjtën linjë me librin e parё, ku shtyllat kryesore tematike do të ishin dashuria për atdheun, gjendja e mjeruar e masave dhe urrejtja për armikun shumëshekullorё serb. Po dikujt nuk do t’i pëlqente kjo situatë, ky talent në shpërthim qe po linte gjurmё tё pashlyera nё letёrsinё bashkёkohore kosovare, prandaj duhej sakrifikuar ky poet në perspektivë dhe duhej eleminuar pikёrisht nё në dallgët e vrrinit, që vetë i kishte ndërtuar pёr tё flladitur bijtё e Kosovës kreshnike. Prof. Hasan Hasani aso kohe ishte i ri, kishte energji, kishte kurajo, prandaj nuk u pёrkul. Vazhdoi jetën dhe krijimtarinë letrare, madje më me vrull, më me durim dhe këmbëngulje duke dhënë vepra të tjera më të bukura, më të thella dhe më të arrira artistikisht, tani kryesisht nё letersinё pёr fёmijё. Ndjehemi krenar sot, qe e kemi kёtu mes nesh, kёtё legjendё tё letersisё shqipe dhe kur numërojmë plot 74 vepra në gjini të ndryshme, më shumë se kritikët e tij të dikurshёm. Janë pikërisht këto vepra që e orientuan drejt së ardhmes, që i hapën rrugët e jetës, sepse siҫ thotë shkrimtari i njohur nga Shkupi, Resul Shabani për vëllimin “Dallgët e vrrinit”, “…Hasani di të këndojë hollë dhe gjatë për fatin e malësorit kosovar, sepse me një klimë tё tillё është ballafaquar edhe vetё”… “Dallgët e vrrinit”, padyshim ka vulën e realitetit të jetës fshatare…”.

Shkrimtari Llesh Ndoj është treguar tepër serjoz dhe i saktë në analizat e ndërmarra për korpusin e veprave të Hasan Hasanit – Përkola. Në këndvështrimin tematik dhe artistik, ka paraqitur një analizë tepër të saktë dhe më vlera studimore, edukative dhe njohëse, duke u përqëndruar sidomos tek veprat në prozë. Vëmendjen e autorit e ka tërhequr trilogjia “Kodi i gjakut” dhe romani “Ulërima”, ku gërshëtohen mjaft bukur realiteti i hidhur historik, si dhe zakonët e traditat më të mira të kombit shqiptar. Të dyja këto vepra, vijnë në monografi përmes një analizë të organizuar dhe të realizuar artistikisht. Në romanin trilogjik “Kodi i Gjakut”, autori na bёn me dije se, pasqyrohet plaga e rëndë e hakmarrjes, dikur mjaft e përhapur ndër shqiptare, por në vitet e luftës për lirinë e Kosovës, populli kosovar punoi fort për forcimin e unitetit, duke shprehur në maksimum urrejtjen ndaj pushtuesit shovinist serb dhe duke lёnё mёnjёanё hasmёritё dhe gjakmarrjen. Studiuesi Llesh Ndoi thekson se, nga rrëfimi artistik i shkrimtarit, dallohet dëgëzimi i dy shtresave, dy linjave kryesore që përvijon autori, kronologjia e saktë e ngjarjeve që në kontekstin emocional janë dramatike dhe kompleksiteti i botës psikologjike të personazhёve me pikëpmaje tradicionale, zakonore dhe kanunore. Sepse personazhet e veprave të shkrimtarit Hasan Hasani janë përfaqësues të popullit, veprojnë në popull dhe mbështeten tek forca e popullit, prandaj vepra e tij është e suksesshme. Kështu ndodh edhe tek romani historik “Ulërima”, motivet e të cilit autori i merr nga lufta e popullit tonë, kundër pushtuesve osmanë. Shkrimtari Llesh Ndoj, tregon se në qendër të veprës është lufta për liri, kjo e parë përmes forcimit të unitetit, përmes pasqyrimjit të vlerave unikale – vëllazërore, katolikë e myslimanë kundër armikut të përbashkët. Përgjithësisht, në gjithë veprën në prozë të prof. Hasanit dallojmë një lëvizje të përhershme, një lëvizje të brendshme artistike ku mjet kryesor është rrëfimi. Është rrëfimi interesant ku gjakon e kaluara, padrejtësitë shoqërore në jetën e personazhit. Është meritë e padiskutueshme e autorit Llesh Ndoj i cili ka arritur t’i pasqyrojë bukur dhe dukshëm këto dukuri në këtë monografi mjaft të bukur dhe modeste. Poetin e kaplon nostalgjia për botën e lirë, sepse jo rrallë e ka lodhur jeta nën diktaturë, prandaj ajo tërheq vëmendjen për më shumë besim dhe shpresë. Autori e ka murosur dashurinë pёr shkrimtarin në themelet e kalasë – monografi, në veprёn që nuk vdes kurrë. Është më mire kështu, mund të mbetet i veҫantё dhe i përjetshёm nё stilin e tij.

Me qё mё jepet rasti, dua tё falenderoj dy institucionet shtetёrore, tё Qarkut dhe tё Bashkisё Lezhё, qe nderuan prof. Hasan Hasanin, Qarku me titull nderi dhe bashkia me ҫertifikatё mirёnjohje, pёr veprёn e tij letrare dhe patriotike nё shёrbim tё kombit. Pёrshendes dy pёrfaqёsuesit e ekzekutivit z. Eduart Ndreca dhe z. Pjerin Ndreu pёr kёtё akt qytetar dhe shpresoj qe veprimtari tё tilla tё vazhdojnё edhe nё tё ardhmen, sepse sa mё shumё tё stimulohen forcat krijuese, aq mё shumё vepra tё mira do tё kemi. Prof Hasan Hasani nuk jeton mё, por vepra dhe kujtimi i tij do tё rrojnё ndёr mote.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat