Dua të shkruaj vargje,
Atdhe, veç për ty
Për dashurinë tënde,
Për prag e bajrak,
Për lulëkuqet tua
Flatrash të harlisura,
Me kokë lart drejt qiellit,
Me erë lule-gjak!
Me fjalë ledhatare,
Ta përqafoj zemrën,
Kullat e fortesat
Të të shtrenjtit vatan,
Atë fushë të paanë,
Ku mbretëronjë shqiponjat,
Ato male e kreshta-
Mburojë, istikam.
Fryn erë e tërbuar,
L ulëkuqet t'i trazojë,
Vjershat don t'm'i tremb, Vargjet t'm'i shqetësojë,
Që për ty, atdhe
Me mall dua i kam thur,
Për historinë tënde,
Shqipe dhe Flamur.
Por lulëkuqet e tua
Ddejt qiellit lartësohen,
E në zemrën time
Ushqejnë dashuri,
Maja e Lubotenit
Dhe Gryka e Rugovës
Na i miklojnë zemrat,
Na mbushin freski.
S'do të ndalet kënga,
As poezitë prore,
Për ty Atdhe i dashur,
Për ty, tokë arbërore!