Në organizim të Klubit Letrar,,Zahit Pajazitit” nga Podujeva me kryetar Rudi Berisha,u mbajt një tubim para pak kohe e ku u promovuanë dy vepra të mësuesit e veteranit të arsimit Xhafer Osmani. Në fillim u recituan disa poezi të botuara në të dy veprat e Xhaferit të cilat u pwrcollwn me vemendje nga të gjithë të pranishmit.
Në këtë tubim promovues para të pranishmeve me recensionet e tyre u paraqiten Sadri Rexhepi dhe Sali Salihu të cilët i njoftojn të pranishmit me përmbajtjen e veprave ,,MË LEJO KOHË’’ dhe ,,VAJ I MËRGIMTARIT’’ shumë dëshmi të panjohura gjerw tani.
Duke folur para të pranishëmve në këtë tubim promovues Sadri Rexhepi ndër tjera foli për jetën e vështirë nëpër të cilën kaloi populli shqiptar i kohws së Xhafer Osmanit. Së këndejmi, ai tha se mwsuesi veteran Xhafer Osmani shkollimin e kreu me vonesë dhe krahas punës që kryente ndwrmarrjen ndwrtimore Ramiz Sadiku kreu vitin e parë të shkollës Normale.Kështu që, me një vit të Shkollës Normale u emwrua mwsues.Dhe tani krahas punws me nxënës edhe pse udhëtonte 25 km në ditë ai kreu edhe vitet tjera të Shkollës Normale. Në vitet e shtatëdhjeta filloi të shkruaj poezi të cilat i botonte në revistat e pakta të kohës si ishin Pioneri,Jeta e Re etj.
U dasht të kalojë periudha e hekurt e komunizimit, robërisë e përndjekjes, për ta vazhduar veprimtarinë e vet letrare. Sa për ilustrim po sjell poezinë:Qwndresa
Qëndresa u betua,
Iu pranue vendimi,
U ngjall, u kthjellua
U arrit qëllimi!...
Shpresa e forcoi durimin,
Dëshira u bë ideal,
Fort e dha kushtrimin
Vullneti zemërmal!...
Sakrifica u pagua
Sic ndodh me qëndresën,
Edhe ju do të fitoni
Cdo sfidë, ju jap besën!
Ndërkaq, Mr.Salih Salihu në një recension të shkurtë rreth librit MW LEJO KOHW i paraqiti vuajtjet e mwrgimtarëve dhe sakrificat e tyre nëper rrugët e Evropws dhe botws për të siguruar kafshatën e gojws.Nga dhwmbja që kishte për mërgimtarët gjatë leximit i ranw dy pika loti por shpejt e mori vete dhe e përfundojë me sukses leximin e kumtesës.Sa për ilustrim po përmendim poezinë KTHIMI NË ATDHE
Aeroplani me duket I ngathët
Deri sa fluturuan mbi re,
Unë sot jam më I shpejtë
Tek po kthehem në atdhe.
Në këtë lartësinotoj nëpër kujtime,
Pothellë në zemër kam dhe një pikëllim,
Sepse një pjesë e zemrës sime
Ende mbetenë mërgim.