NIS LUNDRIMIN KLEOPARTË
Nis ëndërrat në lundrim
Kapiten bëhen shpresat e mia
Qajnë brigje e thejnë stuhi
Mbi detrat e thellë
Derdhin dhembjet e mia
Dalldisun qielli vjell rrufe
Kleopartë loti bëhet qenia ime
Treten ylberet
e bota merrë ngjyrë gri
Mbi tempujt e Olimpit
Thehet marrëzia
Në mesnatën e qetë
Ku në qetinë t'shpirtit
ëndërrat bëhen erë
Vallëzojnë valësinë
e akulltë
Të qiejve të harbuarë
Si feniks tretet trupi im
Mbetet në mes të gjallëve
Relikt i harruar.
FATI
I lidhun cung
Në trarin e kafshuar
Vetmie
Terri thanë flokët
E thinjura
Hingëllon marrëzia
Në trotuaret e pashkeluna
Si ëndërr e shprishurë
Ecin mbrapsht retë e natës
Mbi qatitë e qytetit
Dehur
Teren kujtimet
E njeriut pa kokë
Mbi shpirtrat molisur
Struket përqafimi
Qenje bizare e panjohura jonë.
N'MUNDËSH
Nëse mundesh
Ndale kohën
Puthe në ballë dhimbjen
Këpute të fundit nyje
Të territ mesjetar
Se në lumin e jetës
Demonët derdhen vrerin
Nëpër degëzat e njoma
Mbeti klithma
Orfeu nisi psalmet
Hëna njollë e kuqe gjaku
Përgjakej
Në pyjet e pashkeluna
Endërrat u shembën
Reliktë mbeti tregimi
Asgjë bota e ngjizur prej hiqit.