Nëse e shihni një hamall në rrugët e qytetit tim
Nderojeni, o njerëz, se është vëllai ynë
Dhe një pastrues rrugësh nëse e takoni në të qytetit rrugica
Edhe atë ta përshëndetni, se dhe atë vëlla e kemi
Nëse e takoni një fëmijë rrugicave të qytetit tim a në shesh
Ju lutem i buzëqeshni dhe butësisht i flisni
Dhe një plak të kërrusur e të shurdhër apo të verbër po ta takoni
Respektojeni, o njerëz dhe mundësisht ndihmojeni
E nëse rastësisht do ta takoni ndonjë pushtetar apo deputet
O njerëz, s'po ju them asgjë, veproni si dini vet