Kur s’kemi drita
Vlen edhe qiriri,
Brenda elektrikut
Dreqi dhe i biri!
E mallkova Tesllën
Për shpikjen e tij,
Prej se erdhi rryma
S’jemi n’terezi!
Po edhe Naimit
S’i lash gjë pa i thënë,
Nuk mundet pa drita
Natën nëpër hënë!
Rroftë agregati
Ky zbulim i ri,
-Bënë edhe breshër
Kur nuk kemi shi!
U prish miqësia
Lezeti, sevdaja,
Në borxhe korrenti
Digjet fukaraja!
Nuk e shohin terrin
Burrat në pozita,
Ata që janë mësuar
Të hanë n’dy korita!
Vetëm kur t’ngordhe
Shprehi e gomarit,
Do t’i ndizet qiriu
Mbi gurin e varrit!