Besa shqiptare dhe amoraliteti i kohës!

Kultura

Besa shqiptare dhe amoraliteti i kohës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Ismail Muçiqi

Gjatë periudhave historike Besa Shqiptare dhe fjala e dhëne ka qenë arma më sublime e vlerave të një kombi.

Shqiptaret kanë qenë populli më fisnikë në gadishullin ballkanik të cilët me fanatizëm dhe xhelozi e kanë ruajtur traditën (Besën) dhe kulturën  vlerë kjo e cila është pëlqyer dhe vlerësuar nga popujt e shteteve te ndryshme të Ballkanit dhe Evropës.

Me kujtohet koha kur tregtaret Shqiptarë bënin tregti me vende të ndryshme të rajonit.

Shqiptaret përmes autoritetit të besës që kishin arritën që nga Vojvojdina të sjellin në Kosovë mallra (grurë) apo misër me vagona të tërë edhe pa para, por besa ishte ajo e cila ua hapnin dyert gjithandej tregjeve botërore.

E mbaj mendë kur shtëpia, lagjja apo katundi kishte zot shtëpie, autoriteti i të cilit çmohej dhe respektohej kudo.

Populli Shqiptarë përmes fiseve kishte krijua figura autoriteteve të cilat kishin mandatë moralë që të flasin në emër të fshatit Komunës apo rrethit. Këto vlera përmes besimit të sinqert pa interes material qëndruan me shekuj të pathyera dhe arritën ta mbajnë të bashkuar popullin.

Mjerisht amoraliteti si antivlerë është duke i rrënuar vlerat kapitale të traditës shekullore,

të cilat u ruajtën me shekuj brezë pas brezi. Tani interesi dhe paraja kanë depertue  thellë në të gjitha poret e shoqërisë, duke zbehur dhe degraduar Besën Shqiptare dhe amanetin e gjeneratave të kaluara.

Besa e Shqiptarit sot është shkelë dhe rrënua nga strukturat e ndryshme të politikës të cilat kauzë kanë interesin material për veti dhe rrethin familjarë.

Integriteti është zbehur edhe tek pjesa e "shoqërisë intelektuale" e cila në raporte në politikën dhe dukuritë negative është shndërrua në kategori pulente duke e përdhosur emërin shkollimin veprimtarinë dhe karakterin e personalitetit si qenje njerëzore. Sot baba nuk i beson dajlit, vllau nuk i beson vllaut, bisnismenet nuk i besojnë njeri tjetrit.

Gënjeshtrat dhe mashtrimet kanë depërtua thellë në politikë dhe në institucione të shtetit ku një numër i liderëve partiakë të cilët që dy dekada ishin në krye të qeverisjes së shtetit nuk kanë të ndalur për të ardhur në krye të shtetit. Këta kanë probleme psikike dhe patologjike por mjerisht ende nuk po del askush që ti udhëzojë për në klinikat Neuropsikiatrike për tu trajtuar dhe shëruar sa më parë sa nuk është bërë vonë.

Në kohën kur Besa Shqiptare ka qenë vlerë dominuese burrat me autoritet të zgjedhur nga populli edhe pse pa arsimimë dhe shkollim ne kohë te duhur kanë lidhure besën dhe e kanë mbajtur fjalën duke u bërë kurban për interesat e popullit dhe kombit.

Sot kur po bëhet ndërrimi i gjeneratave  koha e kaluar na sjellë emocione dhe nostalgji për mundin vuajtjen dhe sakrificën e gjeneratave të kaluara të cilat punuan duke i ruajtur vlerat dhe traditën të cilat sublimoheshin me kodin e Besës Shqiptare.

Në emër të demokracisë për të cilën pak kemi njohuri si shoqëri në tranzicion sot gjithnjë e më shumë po harrohet dhe anashkalohet e kaluara e gjeneratave të baballarëve tanë.

 Janë të rralla rastet kur plaku i shtëpisë flet në emër të familjes ose kur nëpër shkollat tona flitet për edukatën morale, për sjelljen e kodit të nxënësve apo për historinë kulturën, traditën e Kombit Shqiptarë.

Për fate të keq sot në shoqërinë tonë në vendë të Besës Shqiptare, tani paraja, është shndërrua në vlerë dhe autoritet, ku politikani i korruptuar është shëndrrue në autoritet dhe biznesmeni mashtrues në patriot.

Këtë më së miri e tregon gjendja aktuale në shoqërinë tonë në të cilën po degradohen vlerat njerëzore dhe humane të paraprira nga para politika primitive dhe mesjetare e klaneve partiake dhe e fiseve rajonale.

Vlerë dhe mençuri, dhe sakrificë është kur të beson populli dhe të thërret atdheu për ti dalë në ndihmë sa here që i kanoset rreziku dhe ekzistenca e tije.

Për këto vlera Shqiptaret gjithmonë ishin të lidhure dhe të bashkuar përmes Besës për ta shpëtuar atdheun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat