U kruspullose,
u përdhose,
u dergje,
u dogje,
u bëre hi,
U preve,
U grive,
u shkrumbove,
por dot s’u shove.
Të nëpërkëmbën,
të damkosën,
të shtrinë,
të grinë,
të njollosën,
të gjakosën,
të përgjakën,
të përlloqën,
të ranë,
të shanë,
por dot s’të vranë.
U mbrojte
me gjak zemrash,
me duf çlirimtar,
me grushta,
me armë,
me thikë e hanxhar.
Për Ty u falën jetëra,
u ujite me gjak,
u ruajte me mundim,
Kosovë-atdheu im,
të duam pa mbarim!...