Ndiej fryma më vështirësohet zgjimit në ty
Tretë liria me gjëmë ëndrrës së ndezur në gji
E jashtë derdhet erë e motit vjeshtak
Për kraharor zot më rrjedhin dy pikë gjak
Do të ndodh ndoshta ndonjë gjë mitike
Apo veç unë ndiej këputje të thellë në brinjë
Çfarë rindërtohet apo rrënohet në iliri
E humbëm çakorrin e liqenin malor nën lot
të mollës të çamërisë të malësisë
e të gurëve të kuq e të zi'
ikën perit të hollë të stuhisë së gjakut për mot
zot a do të arrij t'i lidh prapë fijet ritmike
ndej dhembje e me gjakshkrim shkruaj kaq kot
kthimin e kohës e ajo s' kthehet pa gjak dot
veç qaj e grimcoj thinjtë nën trung ulliri