Çfarë padrejtësie ndaj POEZISË, çfarë gënjeshtre teorike e estetike i kanë sajuar kësaj mbretëreshe të artit letrar, se origjina e saj është nga instrumenti vjetër grek Lyra? Çfarë instrumenti o dashamirë të poezisë, jo, jo origjina e saj s'është instrumentale materiale e ndërtuar prej drurëve Lyra greke, por është ritëm shpirtëror, metafizikë mistike imagjinare, origjina e poezisë është imagjinata, gjerësa imagjinata rrjedhën e ka nga Muzat. Pra, POEZIA lindi nga Muzat frymëzuese, jo nga Lyrat greke që mund t'i konsiderojmë si ndërmjetësues, interpretues, apo përçues të Poezisë ndaj Muzës frymëzuese.
Logjika e shëndoshë thotë:
Lyra lindi prej këngës, kënga prej poezisë, poezia prej Muzës frymëzuese.
Lyra lindi prej Poezisë jo Poezia prej Lyrës.
Po origjina e epikës, origjina e saj mos është nga ndonjë instrument i vjetër grekë epos...???
Poezia është pemë shpirtërore e kurrsesi lyrë që rritet në zemër, e frytet i jep me shprehje stilesh të ëmbla e të shijshme gojore.
Pyetje poezisë?
E pyetën poezinë: "Ku është banesa juaj?
Ajo përgjigjet: "Në zemrat e pastërta."
Me se ushqeheni?
"Me frymëzime të zjarrta."
Prej nga e merrni forcën tuaj poetike?
"Nga përjetësia", përgjigjet poezia."
Justifikimi apo kodi i frymëzimeve poetike
Justifikimi apo kodi poetik i frymëzimeve është çmenduaria. Fatkeqesisht duan apo s'duan ta pranojnë, gjithë poetët kanë sëmundje të pashërueshme psikike. Prandaj miq të dashur, lexoni poezitë e poetëve me kënaqësi, por mos i ndjekni e mos shkoni rrugëve të tyre se do çmendeni dhe ju!
Poezia si duron elozhet lavdëruese
Vendbanimi i poezisë është në zemër e shpirt jo në tubimet manifestuese klanore të përkohëshme.
Poezia s'i duron elozhet lavdëruese poetike ajo vetëvetiu nderohet e respektohet, ajo se duron lavdin, pasi vetëvetiu është e lavdëruar.