O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.
Teksti i himnit tonë, sjellë ndjeshmëri dhe emocione nacionale. Vendin do duhet të duam qdo herë dhe përjetësisht, edhe atëherë kur jemi largë syrit të publikut, edhe atëherë kur injorohemi dhe nuk e marrim lavdin e merituar.
Mëmëdheu ynë, gjuha dhe gjaku jonë, toka dhe varret e të parëve tonë janë dhe do të mbetën përjetësisht. Janë emocioni ynë më i fortë nacional.
Vendin tonë ta dojmë pa kushte, dashuria dhe veprimtaria nacionale nuk duhet shpërfaqur karshi pagës dhe famës.
SHBA-të vendi më mik i shtetit tonë
SHBA-të janë nderi dhe krenaria globale, janë pishtaret e lirisë dhe demokracisë.
SHBA-të simbolizojnë vëndin e mundësive të barabarta pa dallim race, besimi apo kombësie.
Shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovës në shënje admirimi dhe falenderimi për SHBA-të që na sollën lirinë thonë, Zoti një Amerika dy.
Shumica e qytetarëve të SHBA-ve e duan Zotin, dhe i nderojnë simbolet e tyre kombëtare.
Etërit e SHBA-ve, kujtohen më nderë dhe krenari.
SHBA-të janë superfuqia e vetëme botërore dhe kanë intelegjencën më të fuqishme në glob.
Holokausti izraelit na kujton martirizimin tonë
Ne i përjetuam dëbimet dhe vrasjet, vetëm pse jemi shqiptar. U përballem me planin Qubrolliviqian. Mirpo dhe hebrenjët u përballën me holokaustin.
Hebrenjët kanë përjetuar vrasje dhe dëbime të mëdha, megjithatë atëdhedashuria dhe vullneti për punë në dobi të kombit të tyre ishte dhe mbetet për lakmi.
Izraeli mbijetoi për shekuj më radhë madje dhe mijëvjeqar. Intelegjenca hebraike thuhet se ka inkorporuar trimat dhe atëdhetaret më të mëdhenjë hebraik. Fushëveprimtaria e intelegjencës së tyre shtrihet në sjellien e hebrenjëve në Izrael, grumbullimi i informacionëve dhe interpretimi i tyre, si dhe zhvillimi i operacionëve dhe kundër terrorizmit.