Rapsodi është një llojë intepretimi i këngëve nga "Eposi Kreshnikë" i epikës shqiptare. Në fillim ky temë përdorej për këngëtarët e muzikës popullore që gjatë këndimit luanin edhe në sharki e lahutë. Me kalimin e kohës ky termë përdorej edhe për këngëtarë të këngëve kushtuar legjendarëve apo veprave të kreshnike. Rapsodët janë muzikantë të cilët nuk e kanë ushtruar profesionin e tyre në shkollë apo ente të ngjashëm edukative e arsimore dhe zakonisht ata këndojnë me ose pa pagesë në raste festash, në oda apo dasma. Ndër rapsodët më të njohur në nivelin kombëtar dhe krahinor kanë qenë: Kosovë - Sali Bajram Krasniqi, Ismet Peja etj., Pukë - Vad Marashi, Lefter Çipa, Himaok Haxhia, Vlorë - Qazim Ademi, Prendush Gega. Selim Hasani, Mato Hasani, Xhebro Gjika, Rrushbull - Dervish Shaqa, Tropojë - Zef Avdia, Sokol Arifi, Pa caktuar: Sali Mani, Azis Ndreu, Fatime Sokoli, Xhelal Daka, Agim Gashi. Aktualisht: Kosovë – Demir Krasniqi, Bahri Shyti etj., Shqipëri – Fatmira Breçani, Aurela Gaçe etj., Maqedoni – Bexhet Jagodini etj.
Bahri Shyti u lind në fshatin Oshlanë të Vitisë. Më 21 tetor të vitit 1995 emigroi në Trier të Gjermanisë, kurse tani jeton në Bayern. Trishtuese janë fotografitë e maltrettimit nga forcat terroriste serbe. Më 19 prill të vitit 1994, policia serbe e bënte një bastisje të familjes së vëllezërve Abdullah, Mustafë, Hamdi dhe Haki Shyti në Oshlanë, duke kërkuar armë si në kohën e kriminelit Rankoviq. Gjatë bastisjes, policia thyen dyer e orendi dhe i rrahën djemtë e Abdullahut, Patriotin dhe Bahriun. Këtë të fundit e lënduan aq shumë saqë duhej dërguar për mjekim në spitalin e Mitrovicës. Në spital e mbajtën për mjekim deri më 29 prill të vitit 1994. Në vlerësimin mjekësor të spitalit, thuhej se i lartpërmenduri duhet mjekuar për shkak të gjakderdhjes subkonjuktivale zë syrit zë djathtë, varrë muskuloze nën syrin e djathtë, grumbuj gjaku në shpinë dhe në të dy krahët, gjakderdhje në muskuj dhe në gishtat e këmbës së majtë. Nga ky vlerësim medicinal mund të kuptohet se Bahri Shyti është në një gjendje të topitur.
Këto fotografi i ka bërë publike nga kryetari për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Zt. Halit Barani. Ka themeluar shoqatën "Shqiponjat e Bayernit", me kryetar Dr. Ibrahim Latifin. Vlen të ripërkujtojmë faktin se në vitin 1994, Bahriu ka qenë njëri ndër njerëzit më të të maltretuar në 6 mujorin e parë të të vitit respektiv nga policia serbe, kurse më 31dhjetor 1994 dhe 1/2 janar 1995, me fotografitë e tij ka demonstruar në Amerikë kundër dhunës serbe në Kosovë. Pas emigrimit në Gjermani, Bahriu ka themeluar grupin folklorik më 28 nëntor 2o14. Ka të shkruara mbi 40 këngë dhe është kantautor, pasi shumicën e tyre i këndojnë vetë, kurse këngës së kënduar nga Shpëtim Kafexholli dhe Ukë Gashi/Mleqani (Na ke ba copa-copa), tekstin e ka bërë Bahri Shyti dhe momentalisht kënga është duke u kënduar në prova.
Bahri Shyti ka studiuar me korrespondencë Juridikun në Universitetin e Prishtinës, por nuk arriti të diplomojë si pasojë e situatës kur Kosova gjendej në pushtimin nazist të Serbisë terroriste. Ka patur fatin të ketë për ligjërues disa emra të njohur juristësh kosovarë: Hajredin Hoxha, Hilmi Ismajli e shumë të tjerë. Ka marrë pjesë në regjistrimin e një kënge në odën e "Shqiponjave të Bayernit” në korrik, në 10 vjetorin e shoqatës „Papa Klementi Albani” në Suedi, ku është edhe anëtar i saj. Në kuadrin e grupit folklorik „Shqiponjat e Bayerinit”, përveç tij dallohen. Hekrem Gjerdellaj, Bahtiar Bytyçi, Naser Peci dhe Hasshim Sahiti. Më 22 shtator 2019, e shohim në fotografi në përcjelljen e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, ku morën pjesë edhe shumë shqiptarë të cilët i prezantoi Shoqëria „Iliria” nga Mynheni, që ishin të pazëvendësueshëm e të mrekullueshëm, me këngë e me valle nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë festival morën pjesë këngëtarë dhe spektatorë nga mbi 40 shtete të botës.
Nga Redaksia e Radio "Zëri i Arbërit” në Norvegji, kuptojmë: Punën tonë serioze dhe me një përkushtim të veçantë e bënë edhe Arkivi i pasur i radios që nga programi i parë historik, i datës 2 Korrik, 2001. Për secilën ditë këtij Arkivi i shtohet nga një rreze dritë, emisionet e emituara, emrat e kontributi juaj. Pjesa e parë i kushtohet programeve të emituara brenda javës e cila mbetet pas nesh (kontributi juaj). Pjesa e dytë dëgjuesit mund të lajmërohen apo shkruajnë për vërejtjet e sugjerimet për programin e radios.
Pjesa e tretë dhe e fudit - emitimi i programeve të emituara, intervistave e thesareve me vlerë. Redaktor e përgjegjës i emisionit, Imri Trena. Më datën 17 gusht në qytetin Iliro-Dardan të Vushtrrisë, u bë promovimi i veprës së katërt të poetit, këngëtarit dhe veprimtarit Bahri Shyti. Pjesa e brendshme, zemra e kalasë së lashtë e këtij qyteti të bukur historik, ishte e përmbushur me dashamirë të artit, miq të shumtë të këtij njeriu zemërbujar nga mërgata e Kosova.
Ishin aty disa nga anëtarët e LSHKSH në Suedi me Zt. Hysen Ibrahimin, kryetari i Kuvendit Komunal i Vushtrrisë, përfaqësues të shoqatave tjera, Zt. Berat Luzha si dhe një grup, dëgjues të Radio "Zëri i ARBËRIT" të cilët shkuan për ta nderuar vëllain tonë Bahri Shyti: Profesor Izet Krivanjeva, Rustem Xh. Seferi, Ali Mani, Lulzim Gashi, Muzafer Osmani etj.
Organizimi ishte i shkëlqyer dhe pa kurrfarë vërejtje, ku atë buzëmbrëmje gushti Kalasë së Lashtë të qytetit iu shtua edhe një gurë i çmuar, xhevahir. Mes pjesëmarrësve ishte edhe protagonisti librit të autorit, mjeku Zt. Ibrahim Latifi, anëtarët e Grupit Folklorik "Shqiponjat e Bayernit" etj. Pas përfundimit të promovimit, autori Bahri Shyti organizoi një darkë solemne për të gjithë të pranishmit në Mitrovicë, ku për mysafirët kishte edhe program të pasur kulturoro-artistik me këngë e valle deri në mesnatë. Zt. A. Trena thekson me atë rast: Faleminderit publikisht, Juve i respektuari Bahri, zonjës Miradie dhe familjes Shyti për mikpritjen Tuaj bujare! Në ndërkohë, në arkivin e Radio „Zëri i Arbërit”, u miratua intervista me Zt. Bahri Shyti, e zhvilluar më 24 nëntor, 2015, në një interval prej 150 minutash.
Mërgimtari
Vështirë do ta kishe Kosovë pa mërgimtarët
Vuajtjet e mjerimet t'i lexuan në ballë
Zemra ju rrah si ora e një muri
Qëndresa e ç'do njërit është qëndresë guri
Orvaten në jetë me hallet e veta
Ata e kuptuan ku qëndron e vërteta
Lëvizen me kohë nëpër vendet e botës
Për t'i sjellë lavdinë, kombit e Kosovës
Atyre u rrahë zemra në dy pjesë të ndarë
Njëra si mërgimtarë e tjetra shqiptarë
Atje për familje ,e për Kosovën prap
Shumë derdhen lot,e shumë derdhën gjak
Mërgimtari nuk heshti ai u ndie i gjallë
Furtunave të kohës duke u bërë ballë
Të menduam ndryshe por ajo nuk je
Nuk të duam ndarjen, por bashkim në një atdhe.
Shekujt me tradhti të këputen damarët e gjakut
Ato u tubuan në palën e bajrakut
Bashkë me flamur ato do vërshojnë
Tokën tonë të shtrenjtë, kuq e zi mbulojnë
Mërgimtari të erdhi për të bër nuse
Mbi kurorën e maleve dasmorët kalojnë
Robëria që pushonte mbi të tuat supe
Shqiponjat n'fluturim, për ty do t'luftojnë.
Ende po derdhen lotët e mallëngjimit
Dëshmorët që ranë,presin ditën e amëshimit
Sepse gjaku i tyre tokën e ka larë.
Përë të qenë e lirë Kosovë, nga jeta janë ndarë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve që kanë rënë në altarin e Lirisë! Mërgimtarë! Kudo që jeni, qofshi me nder dhe Ju priftë e mbara! Kombi im! Ndihu krenarë për mërgatën tuaj!
Ç'farë janë
Mall
Nder, e fjalë
Mundim, e flijim
Për komb
E atdhe
Të kam
E më ke
Burrë
Me plis,
E pa plis
Ti e din mirë
Kush është
Patriot
Kush më pis
Robërim
Me nam
E pa nam
Në kafaz
Të lënë
E vërtetë
Pse s'flet
Mos u bë
E turpshme
Helm për
Jetë.
Shumë jam lodhur
Thotë Çakorri shumë jam lodhur
Tremijë vjet shqip kam folur
Në këtë shekull kam rën n ‘mërzi
Se mësoi gjuhën e Malit të Zi
Tremijë vjet me ju u rrita
Kam zënë shtigje e kam zën prita
S'kam lejuar hasëm të dal
Kam qenë tokë për shqiptar
Por më hodhët si t' pander
Si një gjë të pa vlerë
Ruajuni shumë nga rrufeja
Burrë Drenice s'është M.Meha
Unë ju ruajta si sytë e ballit
Bashkë me mua ;Zanat e malit
Që këtu e kanë folenë
Nga këtu vështrojnë atdheun
Këtu t'gjithë fajtorë kanë mbet
Janë ministra e deputet
Që e ngritën për PO dorën
Me një gisht, copëtuan Kosovën.
Poezi, kushtuar Dr, Ibrahim Latifit,Kardiologut, specialistit, me vlera të veçanta në spitalin e Eggenfeldenit të Bajernit!
Ti je dora e Zotit
Ti je dora e Zotit
Që përkëdhel gjithësinë
Me ndihmën e tij
Ti shëron njerëzinë
Ai të udhëzon
Drejtë rrugës së ti
Se njerëzit e sëmurë
Kanë, nevojë për ty
Sa here të drejtohen
Na ngjall shpresat në jetë
Një ndërhyrje e juaj
Është mjekim i vërtetë
Në raste të veçanta
Jo rrallë na takojnë
E n' raste më të vështira
Ai din të na mbrojë
Ai prap na jep forcë
Ai prap na jep lumturinë
Na bekon për jetë
Dhe dorën na e shtrin
Ti je vet dora e Zotit
Që ç'do here përkëdhel
Helmin në këtë botë
Ti fare se mbledh
Engjëjt në këtë botë
Vetë Zoti i emëron
Nga dita e parë e jetës
Ai dhuratë i dërgon
Fatet e jetës
Janë dhuratë e tij
Dhuratën ma të bukur
Të dha vetëm ty
Ti je dora e Zotit
Tek ti gjejmë shërim
Ty të paçim për jetë
O Doktor Ibrahim!