Nisma artistike e Rozi Ukajt

Kultura

Nisma artistike e Rozi Ukajt

Nga: Skënder Zogaj Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:06
Rozi Ukaj

Kjo vajzë e bukur është Rozi Ukaj, nxënëse e klasës së dytë në Shk. Fill. "Faik Konica" të Prishtinës. Nxënëse shembullore në mësime, siç i ka hije traditës së pasur kulturore e arsimore të familjes Ukaj, nga gjiu i së cilës ka dalur aktori i teatrit dhe filmit, Alban Ukajt, tashmë i mirënjohur në përmasën ndërkombëtare.

Filizi i familjes Ukaj, Rozi, ndonëse ende është shumë e re, po ndjek traditën familjare, duke e pasuruar me rreze të reja drite! Krahas mësimeve shkollore, Rozi ka ndjekur kursin e baletit plot dy vjet dhe ka shkëlqyer me talentin e saj me disa paraqitje në kryeqendrën e Republikës së Kosovës. Por, jo vetëm kaq, Rozi më 17 dhjetor 2020, kaloi edhe një sprovë të këndshme artistike, duke defiluar me sukses në koncertin e  saj të parë me piano, ku çupurlina e vogël shprehu talentin e saj të dukshëm premtues!

Nuk duam që të prejudikojmë asgjë, mirëpo, mënyra e prezantimit në koncertin e parë, la përshtypje të bukura, me afinitetet e Rozit në rolin  artistik, që e realizoi me sens të mirëfilltë artistik, që nga veshja e bukur, defileu në skenë, mënyra elegante e përshëndetjes së publikut, pozicionimi dhe mënyra e përdorimit të pianos, sharmi interpretues dhe finalizimi i ekzekutimit të këngës "Love Somebody" me të cilën krijoi atmosferë të këndshme muzikore.

Rozi e bëri hapin e parë koncertal me sukses, prandaj është e dëshirueshme që një ditë, këtë çupë të vogël ta shohim  edhe në skenat më të mëdha koncertale. Pse jo, shumë e pritshme që të shkojë hapave të xhxhait të saj, artistit tē mirënjohur Alban Ukaj!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat