Roganë, dashuria ime e shenjtë
flutur e luleve nëpër livadhe
je qiellorja e paanë e poetit
liria më e pashkelur e ëndrrave.
Ky libër mund të jetë Dante
Leonardo, Bethoven, Mozart
Ky libër ka poema të mëdha
për Thotin, Pirron, e Dardanin...
Atdhe, të kam dritë-gjaku në
çdo varg, guxim ajri në frymë
të kam libër me shumë beteja
të kam zemër në çdo këngë!
Udhës së pafund nëpër shekuj
do të jemi midis ndeshjeve të
mëdha, artin e udhëheq poezia,
planetit tokë, ne jemi të lashtët.
Tëra dhimbjet i kam në libër
vuajtjet ku shpirti jep e s ́merr,
në fole aty ku zë kokërr poezia
udhës për Çamëri janë dardanët.