Lugina mi(s)tike

Kultura

Lugina mi(s)tike

Nga: Sevdail Hyseni Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Karikatura e përpunuar, marrë nga interneti

Lugina mbretërore

Ç’ na ishte dikur,

Tani më ka ngelur

Veç asht e lëkurë!

 

E zhveshën nga vlerat

E zhytën në llucë,

Këmbët ia futën

T’dyjat në një këpucë!

 

E ka shtrirë peshqirin

Në tre republika…

S’e shpëton dot

E gjithë Amerika!

 

Sa për Beogradin

Prishtinë e Tiranë,

Pushtetarët dreqin

E mbajnë nën jorgan!

 

Ka humbur pleshti

I fjalës së urtë,

Mbase lidershipi

I ka shitur drutë!

 

Po e pret pranverën

Sa të çelin lulet,

Në zgjedhjet e reja

Përsëri të ngulet!

 

Me të ngulur shpesh

Na është mësuar jeta,

Të na rrojnë premtimet

Në luftë për pushtet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat