Në lavdinë e luftës për liri dhe pavarësi
të gjithë e ëndërronim më të bukurën
për askë s´kish nevojë të pikonte çatia,
pas luftës pse t´u falnim tokë fqinjëve
Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
të tre Drinat bartin flamuj të ndryshëm
tre Drina flasin me pasaportë mes vete
tre Drinat i thërrasin ndërgjegjjes sonë!
Atdhe, jeta na iku ty duke të dëshiruar
gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët
e kam për nder që unë të jem ushtari yt
e kam për nder të jem dhe një atdhetar
Shqipëri Ilire, fol si në kohët epike të
kryeherit, si në kohët e Gjergj Kastriotit
Shqipëria s´guxon të jetë e mundur
kombi ynë nuk mjaftohet pa Çamërinë...
Atdhe, jemi peng i qeverisjes së keqe
Jemi peng i paaftësisë së ndryshimit
gjysmën e atdheut e kemi tek fqinjët
tre Drina flasin me pasaportë mes veti!...