Beqir Ndou - biri i Nikaj - Merturit, patriot dhe besnik i idealeve atdhetare

Kultura

Beqir Ndou - biri i Nikaj - Merturit, patriot dhe besnik i idealeve atdhetare

Nga: Gjon Neçaj Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Beqir Ndou

Per te folur dhe shkruar per figuren dhe personalitetin e njeriut qe per nje gjysem shekulli ishte personi me i pushtetshem ne Tropoje, birit te shquar te Nikaj Merturit dhe mbare Malesise dhe Kosoves, Beqir Ndou, deomos duhet te studiojme prejardhjen e tij. E sic shkruan vete ai ne kujtimet e mbetura, ka lindur ne katundin Shengjergj te Merturit ne vitin 1919.Me vone, shkruan ai, kemi dale ne Bujan, Rosuje ne vendin e quajtur Bogishe. Pasi mbaroi shkollen fillore aty dhe te xhamia e Dojanit, ne vitin shkollor 1933-1934 vazhdoi shkollen me tej ne Krume, duke mbaruar 5 vjecaren, e me pastaj gjimnazin ne Shkoder…

Biografet e tij, vecmas Mark Palnikaj, kane arritur ne konkluzionin se persona te tille lindin, duke marre shkas nga shtrirja gjeografike dhe njerezit qe jetojne perreth.E krahina e Nikaj Merturit, fisi Mertur njihet historikisht me vecantite e njerezve qe kane jetuar ne ato ane.

Ja si përshkruhet nga të huajt këtu e para një shekulli, malësori i Nikaj Merturit:

“Shtatnalte, ijeholle, shpatullgjane, gjakkulluet, si vena ne gastare. Synin gace xixelluese nen vetullat e zeza, rrashten karakteristike te maleve dinarike, banori nip i Lekes, paraqet tipin e squet te veriut pa moterzime as kryqezime race; i paster ne gjuhe, ma i paster ne doke; i kadaleshem ne kuvend dhe i matun ne urti, i peshuem ne gjykime, i premë ne vendime…”

Ndersa At Zef Pllumi, i cili ka sherbyer disa vite ne kete krahine si famulltar i kishes se Nikajve, ne librin e tij “Rrno per me tregue”, i pershkruan keshtu malesoret e ketyre aneve:

“Po te ishte kjo zone ne perendim, do ta thurshin me tel e mos me lane kurrkend me hi pa kontroll.Ketu te gjithe njerezit jane mbreter, dhe ne mes vetit kane marredhenie te barabarta si mbreter.Vetem ketu eshte i sakte koncepti i njeriut te lire.Ketu jane njerezit me te lire qe ka bota…”

E nuk kishte si te lindte ndryshe kjo krahine birin e saj te shquar, Beqir Ndoun.Ai ishte pinjoll i nje familjeje ne ze dhe te nje dere bujare , i shtepise se Ndue Sokolit te Shengjergjit, dera e te cilit ishte e njohur historikisht ne breza per nder e burrni, gackeqe e mencuri, zgjuarsi dhe hijeshi…

E keto tipare karaktersitike i ruajti perjetesisht Beqir Ndou.Une nuk do flas per aktivitetin e tij, se do ia leme historianeve e biografeve, por do flas shkurt per disa ane te vecanta te tij.

Ndue Sokoli, babai i Beqirit kishte miqesi me te paret e mi dhe shpesh vinte si mysafir ne kullen tone.Une ate bote isha femije e degjoja ne oden e burrave bisedat qe bente babai im, ndjeste paste me te.Behet fjale per fundvitet pesedhjete, kur Beqiri ishte denuar se pari , por i ati qendronte kryelarte dhe thoshte se Beqirit i qofte hallall rrita si ia kam ba, se asht tregue besnik, nuk ka padit shoket e nuk asht tradhtar.Ai asht dhe mbetet besnik dhe atdhetar.

Sipas dokumentave arkivore, Beqir Ndou u akuzua pos te tjerave edhe per qendrimin qe mbajti ne veprimtarine armiqesore te Sali Ormenit, duke mos treguar as sqaruar veprimtarine e tij ne plenumin e KQ.E Ndue Sokoli perfundonte bisedat e tij me shprehjen domethenese se “kanget i di, por s’po me leshon zani”.

Duke pasur nje shpirt dhe zemer humane, Beqir Ndou shkroi edhe vepra letrare, sic shkruan ai ne kujtimet e tij pak para vdekjes. Romani “Bari shpirtrash “ qe ben fjale per prifterinjet dhe bajraktaret gjate okupacionit austriak 1916-1918 dhe novelen me titull “Bese grash”, te dyja keto vepra te kofiskuara nga hetuesit gjate arrestimit te dyte ne korrik te vitit 1980.

Une pata fatin ta takoj vetem nje here , dikund kah viti 1994, kohe kur vinte shpesh ne Tropoje e ne Nikaj Mertur.Ishim te dy bashkeudhetare per ne Lekbibaj me fugonin e linjes.Ne Fierze hypi ne fugon ne sediljen afer meje qe ishte bosh.E njoha, ndonese nuk ishim takuar kurre.Biseduam rruges dhe ne qender te komunes duke pi kafen e vetme me te.

Duhet t’i pershtateni sistemit ju te rinjet, me tha.Mos e harroni vendlindjen.Jeta asht e shkurte per te krye vepra te medha, prandaj te punoni per Nikaj Merturin, Tropojen , Shqipnine.

Theniet e tij pak para vdekjes, se “une kam lindur ne Malesi, por ketu kam jetuar shume pak dhe deshira ime eshte qe te vdes ne kete vend dhe te varrosem ne “Bajram Curri”, jane sinkronizimi i dashurise dhe mallit ndaj vendit ku kishte lindur, ndaj Malesise se Gjakoves.

Pra kuptohet me se miri, se Beqir Ndou, biri i shquar i Nikaj Merturit dhe Malesise se Gjakoves, ishte dhe mbetet vertete patriot dhe besnik i idealeve atdhetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat