Rreth asaj se Kosova a do t´i plotësojë kushtet dhe kriteret për të hyrë në BE ka mendime të ndryshme.
Disa mendojnë se kjo periudhë do të jetë e gjatë, disa të tjerë mendojnë se kjo mund të bëhet shpejt, në qoftë se strukturat dhe institucionet vendore me ndihmën e faktorit ndërkombëtar angazhohen më tepër në ketë drejtim. Andaj, nga ajo që u tha më sipër, del se prognozimi nuk është i preferueshëm, sepse në ketë rast shumë mund të gabohet.
Mirëpo, sa do që të jetë, një gjë dihet, nuk duhet të rrihet “duar- kryq” që dikush të na i krijojë kushtet për të hyrë në BE, por për ketë duhet punuar.
Me fjalë të tjera do të thotë se të gjitha strukturat politike dhe institucionale, shkencore dhe asociacionet e tjera, si dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë duhet që në saj të kompetencave të tyte të angazhohen në krijimin e parakushteve dhe të kushteve dhe në plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE.
Pjese të shkëputura nga libri në proces: Bashkimi Evropian-BE, Institucionet e BE-së.