Ja edhe një libër i ri i bashkatdhetarit tonë me banim në Suedi (Remzi Basha). Mjalti i dashurisë ndihmon në rritjen e energjisë, kurse poetin e Dardanisë e magjeps mjalti i ëmbël i dashurisë. Pëllumbat e dashurisë i kanë bekuar të dashuruarit duke iu përkushtuar përjetë njëri-tjetrit. Ata po kalojnë bashkë, duke e shijuar me muaj, me vite e me shekuj, mjaltin e ëmbël të dashurisë. Dashuria mbretëron në jetën e tyre reale dhe në ëndrrat e tyre më të bukura. Gjinjtë, beli dhe buzët e dashnores së poetit janë më të ëmbla se mjalti. Në mendimet, në frymëzimet dhe në kujtimet e Remzi Bashës, zana e tij është dhe do të mbetet shpirti i dashurisë. Magjinë që e ka dashuria, është vetë mrekullia. Poeti është ai që gjithë jetën e kishte pritur zanën e tij, që gjithë jetën ta ketë pranë. Me fjalë të tjera ai thot: Unë pa ty do të isha i mbytur, si në det e si në lumë. Por tani që të kam ty, ç’ti kërkoj Zotit më shumë. Dashuria e vërtetë e ka ndritur shpirtin tim! Vetëm për ty jetoj në jetë, o moj zana ime e vërtetë! Jeta ime pa ty s’ka kuptim! Ti je ylli i bukurisë! Zemër tjetër s’ka si ti! Madhështinë e dashurisë, e mësova veç me ty! Pse? Sepse ti je zemra ime, dhe unë jam shpirti yt!
ëndërron që muza e tij të ketë buzëqeshjen e Xhiokondës, apo të pikturave të Pikasosë. Ai dëshiron që muza e tij të ketë sy dashamirësie dhe leshra të arta si të grunajave të verës. Zana e poetit është bashkëshorte dhe nënë shembullure në edukimin e fëmijëve, grua e bukur, e dashur, besnike dhe fisnike. Zonjë e afërt dhe e ndershme, gjithmonë bujare e zemërmadhe, shpirtluaneshë e hareshme dhe përherë e buzëqeshur, shqiptare e fortë përnga karakteri dhe e qëndrueshme si gurët e Dardanisë. Mishërim i mikpritjes dhe bujarisë. Qytetërimin, emancipimin dhe kulturën e një populli e përbëjnë gjithëçka që është e ndërtuar prej njeriut, transformimi i natyrës, teknologjia, shkenca, arti, por edhe mënyra e të konceptuarit të jetës dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Remzi Basha vjen para nesh me mendime të mençura, të transformuara në vargje briliante kushtuar familjes, atdheut dhe dashurisë. Ai del në pah para opinionit me fjalët e shprehura me qartësi dhe elegancë.
Poeti i dashurisë është një shembull pozitiv i cili poezitë i krijon si frut i përvojës, i ndjeshmërisë, i psikologjisë dhe i mendësisë për konsolidimine e relacioneve ndërnjerëzore. Për të ruajtur vlerat, duhet të drejtohesh e të udhëhiqesh nga vlerat. Remzi Basha nuk shkruan për lakuriqësi e pornografi, por ai din të vallëzojë me fjalë. Poeti e inkurajon atdhedashurinë dhe e kultivon mirësinë. Remzi Basha nuk merret me trajtimin e seksit, e as me denigrime e degjenerime, por e komplimenton analitikën e mirëfilltë, e cila meriton vëmendje të veçantë, duke kërkuar gjithmonë meditim dhe refleksion. Poeti shpreh respektin më të lartë ndaj ndjeshmërisë dhe obligimit të tij intelektual si njohës i problemeve të mprehta të së sotmes, të së nesërmes dhe të së ardhmes.
Para nesh kemi femrën si burim poetik dhe artistik, si dhe një analizë të mençur me vargje të shkruara me kujdes, me sensibilitet, me elegancë dhe me përgjegjësi lirike, morale dhe intelektuale. Tradita dhe morali shqiptar i formuar në shekuj si tërësi e vlerave njerëzore, nuk e braktisi kurrë rrugën, lagjën apo territorin ku ishte vendosur ambienti i dashurisë dhe atdhedashurisë. Dardania e ëndrrave tona, Vendlindjes sime Mulliri i gjyshit tim, Rini e shkuar, Përjetime të ëmbla, Ëndërrime, Vaj sa shumë të dua, Shpirtluanesha e Dardanisë, janë disa nga poezitë më të bukura të kësaj vepre.
Autori i anashkalon mediat e caktuara që e propogandojnë pornografinë dhe modën lakuriq si vlerë dhe emancipim. A thua vallë njeriu ka qenë dikurë më i emancipuar kur ishte pjesë e turmës së kafshëve! Sipas kësaj logjike, i bie të kemi shpenzuar më kot shekuj për të mbuluar ambientin me modele të bukura veshjesh, me ato pjesë intime që kafshët i mbajnë zbuluar. Muza është pjesë e njerëzve të mençur. Ajo lëviz si valët e trurit që udhëtojnë pa u ndalur. Respekt të pafund për poetin e Dashurisë që na e përkujton rininë djaloshare dhe muzën e tij poetike, përmes së cilës merr frymë, për të vajtur nga drita në dritë. (Baki Ymeri)
VAJ SA SHUMË TË DUA!
Sikur një pikë shi të përfaqësonte
Dashurinë time ndaj teje
Dhe sikur ti të më pyesje
Se sa shumë të dua!
Më beso se vetëm shi dashurie
Do të binte për mua e për ty!
Prit e prit, dhe mos bjer në gjumë
Sepse dua të të them se të dua shumë!
Paç natën e mirë dhe gjumë të ëmbël!
Po të shpërblej me puthje
Që të më shohish në ëndërr.
Përse sonte yjet
Vetëm për ne shkëlqejnë?
A thua ato mungesën tënde e ndjejnë.?
Të lutem mendo pak për mua
Dhe në zemrën tënde
Ruaje një vend për mua!
Atëherë do të të dua edhe më shumë!
Lus Zotin që e gjithë kjo dashturi
Mos të shkojë në harresë!
A thua ajo dashturi do të ketë kthesë!
Nuk isha fajtor që të desha pa kufi!
Ti për mua ishe e vetmja dashuri!
Më mbulojnë valët e vetmisë
Duke i kujtuar ditët e dashurisë.
Mëkat është të jetojmë të ndarë!
Mëkat është të jetojmë duke qarë!
Pse të dua unë as vetë s’edi!
Por kurrë s’do të largohem
Prej teje dhe nga kjo Dashuri!
KËSHTU KAM JETUAR UNË
Mes dy vërshimave të shpirtit
E miha një fontanë me ujë
Të kulluar e të freskët
Me krahët e mi të ashpër
E ngrita një shtëpi
Duke ëndërruar
Tulipanë të larmë
Së bashku me zanën
Përmenduam tre fëmijë
Që na janë
Drita e jetës
Mes aq anktheve
I ndjekur nga aq ligësi
E vërejta dritën
E fytyrës Sate o Zot
E dij, që të jem me Ty
Do të duhet të shkoj
Deri në largësi...
QËNDRESË E PATUNDUR
Në mëndjen time
Vallëzojnë fjalët
Në çastet me ty
Rrjedhin vargje pikash
Të ngrohta në tëmtha
Sot do jepja gjithççka
Të ta njoh destinin
Do ta vëja krejt jetën
Mbi një pjatë kandari
Të shoh sa vlen lumturia
Sytë e tu të hatashëm
Në mëndjen time mbeten
Qëndresë e patundur
Mësoj dhimbjes t’i bëj ballë
Duke u degdisur
Në gjumin e natës
Për të mbetur me ty
Gjithmonë ngadhnjimtar…
PËRJETIME TË ËMBLA
Bukuri e bekuar e kaplon dëshirën
Kur dielli e hëna e bëjnë mirë detyrën
Me sadoqoftë dashuri më mbështjellë
Po aq romantike rrjedh kroi i jetës sime
Asgjë s’është spektakulare në të gjitha këto
Vetëm fakti se zana ime ende s’më ka harruar
Po shuhem nga pak për çdo ditë kur s’të kam ty
Të mbaj në shpirt e në mendimin tim ditë për ditë
Nëpër valët e jetës të them eja moj dritë
Unë vetëm me ty dhe për ty jetoj
Vetëm me ty jetën mund ta përjetoj…
ËNDËRRIME
Gjithmonë kam ëndërruar një femër
Reale dhe ideale vetëm për mua
Të ketë një këmbë sa Turni Ejfel
Pastaj simetrikisht tjetrën
Të ketë buzëqeshjen e Xhiokondës
Apo të pikturave të Pikasosë
Me leshra si të grunajave të verës
Kur po piqen me sy dashamirësie
Me duart e buta si të beqareshës Marie
Në gjirin e saj të bardhë të më rrisë
Foshnje të bukura e të fuqishme...
RINI E SHKUAR
Po qe se do degdisem një ditë
Nuk do të jesh e vetmja
Do të mbetesh me imazhin tim
Me kujtimin e buzëve të bashkuara
Me konturin e zemrës që ta dhashë
Dhe me poemat e mia
Që ti pata dhuruar ty...
VENDLINDJES SIME
Unë vi te ty gjithëherë
Porsi lulja në pranverë
Si qengji pas nënës e vet
Malli që më vlon në gji
Për ty vendlindje më tret
Të dua shumë Sllapuzhan
Më ke zemër e të kam xhan
Toka ime ku u rrita
Ka shqiponja e ka petrita
Zemra del nga kraharori
Për tek ty vjen dita e drita
Kodra t’mbushura me pemë
Te rënduara janë nga malli
Ku gazi del nga gjiri i tokës
Dhe plaku bëhet si djali
Mbushur me vreshta e stoli
Të ka bekuar Perëndia
Sllapuzhani ësht’Shqipëria
Ku bari bleron dimër e verë
Si bletë të rrinë njerëzia
Vendlindje që më ke bekuar
Me besë, me dije e burrëri
Ti me gjuhën e brezave
Më dhe sytë e histories
Për fitoren e përjetësisë…
DARDANIA E ËNDRRAVE TONA
Në një botë me rimë, nganjëherë me ritëm
Në një botë të gjerë me përjetime kujtimesh
Ku zanat mblidhen të ta japin yllin e jetës
Ti atdheu im i dashur, ti metafora ime…
Je një poezi ku n’strofën e parë janë stërgjyshërit
Së bashku me popullin e pluhurin e barotit
Ne kemi qenë e do të mbetemi vetëm të Zotit.
Poezi, poezi, poezi, lumturi dhe bukuri e butë
E urtë, e padrejtë diku, here-herë e dhimbshme
Kjo je ti për mua ndërsa inë për ty jam përjetësia
Poezi, poezi dhe poezi, e dashura ime Dardani!
