Halim Xhelal Vladi
Burrë lurian me gen
Kur e flet fjalën
Fjala i bën vend.
Por më shumë se fjala
i ka dukë puna
Halim Xhelal Lura
Ndër ma të mirët burra.
Babai partizan
Qëndrestar lirie
Djali i tij azgan
Zjarr shqiptarie.
Mjeshtër i punimit
Të gurit lurianë
E njohu Shqipëria
Një Angli e tanë…
Që nga Italia
Gjer në Kanda
Rrugëve të mërgimit
Halimi s’iu nda.
Për një jetë më të mirë
Për gjak dhe gjini
Në çdo vatër Lure
Sjell veç mirësi…
Dora e bujarit
Jo nuk ndalet kurrë
Besa e lurianit
Më e forta urë.
Për gazetën “Lura”
Ke dhënë kontribut
Nuk të humbet puna
Hapi të ka dukë…
Halim Xhelal Vladi
Që vjen nga Anglia
Për ty ka nevojë
Lura e Shqiptaria.