Natë pa hënë

Kultura

Natë pa hënë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Ramiz Spahiu

Natë pa hënë

rigonte shi,

dhe ishte mrekulli.

Ti gjysmëmbështetur në shtrat

dhe, isha aty ngatë.

Nën dritën e dridhur të qirit

t’ shikoja gjysmëmbuluar e

gjysmëzbuluar bardhësinë

dhe, mahnitesha me bukurinë.

Dhe s’ di ç’ mendoje a ç’ ëndërroje

kur sikur flije, sikur shikoje

dh’ ashtu herë, herë diçka belbëzoje.

Dhe s’ di ç’ bluaja n’ për mendë

diçka për ty

atë natë me shi

dhe skisha gjumë në sy.

Ah, jo! S’ mendoja gjë.

Mendja më kishte lenë

atë natë pa henë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat