Fillim edhe fund
Ky vit pandemik,
Nuk na la të qetë
Me drojë e panik!
Pastaj na goditi
Pa i pasur hak,
Me masa izolimi
E burg shtëpiak!
Më pas vjen me radhë
Një koalicion mutacion,
Që e çon vendin
N’zgjedhje pa pardon!
Me kaq nuk u ndal
Ky vit i ka(lenda)rit,
Desh na futi prapa
Boçën e kandarit!
Na erdhën te hunda
Humbjet n’ekonomi,
Si dhe karantinat
Mbyllur në shtëpi!
Ik me frikë virusi
Mbroju nga pushteti,
Me nder asnjë qime
Në kokë nuk na mbeti!
Tani që po shkon
Ky farë viti plak,
Me gjasë në të riun
Mos po qeshim pak!
Na janë bërë shprehi
Urimet n’fundviti,
Sepse me ngushëllime
Na u këput shpirti!