Sa keq që po përdhoset virtyti i Mirënjohjes njerëzore!
Bukëshkalët kanë zaptuar shkallaret e jetës duke lëshuar kundërmimin e qelbët të neverisë!
Ndërsa Mirësia merr përmasa madhështore në shpirtin human të njeriut të mirë!
E ti Dardani, mos bjer kurrë në kurth,
Të rrosh me ëndrrën e hakmarrjes
Lëri besëprerët dhe bukëshkalët
Të kacafyten me njëri-tjetrin.
E Unë prap vazhdoj të them,
Lum kush ndere ka bërë e bën,
"Nderë e bërë është gur i vënë..." !
Me të vjetrën kështu ka qenë,
Edhe sot s'ka pse të mos jetë...
Ndal "Bukëshkalë", mos përdhos bukë e nderë!!!