“Bota Sot“ : A keni përjetuar fëmijëri të lumtur? Ka pasur shënja në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit shkrimtare?
Albinë Idrizi: Them se po.Kam pasur fëmijëri të lumtur.Pastaj, shikuar në retrospektivë, gjithë fëmijëritë ngjajnë të tilla.Kjo ndoshta sepse vetë fëmijët kanë të paqtuar Brenda vetes botën e tyre ku krejt pak ndikon e jashtmja. Tani, varet ku fokusohemi.Prindërit e mij, si gjithë prindërit, bënë më të mirën e tyre për të qenë e lumtur, me aq samundën e aq sa ditën. U jam mirënjohëse për çdo version të vetes që arrij.Sigurisht se vjen një kohë kur bëjmë zgjedhjet tona dhe bëhemi ajo që mendojmë e veprojmë, por kjo etapë është e mundur tek pas brumosjes nën vëmendjen dhe dashurinë e prindërve tanë.
Edhe pasionin për librin e kam prej atëherë.Im atë i donte librat dhe nuk e mbaj mend ta kem pare ndonjëherë nëpër shtëpi pa libër në dorë.Nuk di nëse mund të quhen shenja se do të bëhesha shkrimtare fakti se, edhe atëherë, më shumë më pëlqente të shkruaj se sa të flas. Kënaqësinë vet e pastaj kur këto shkrime pëlqehen e lëvdërohen nga arsimtarët e profesorët e gjuhës ndër vite.Kisha natyrë të heshtur si fëmijë e të tillë kam edhe sot.Një kërkuesheshtjesh jam unë, do të thoshte Gibran.
“Bota Sot“ Më jepni tre fakte që lidhen me punën tuaj krijuese dhe frymëzimin për të shkruar Cili është krijimi juaj i parë, në gjininë e prozës, poezisë apo publicistikës?
Albinë Idrizi: Të hysh në letërsi, qoftë duke e lexuara po duke e shkruar ate, ti krijon një realitet të ri. Përshpirtin e krijuesit është i pamjaftueshëm realiteti ku jeton ai.Je i/e tejmbushur dhe dëshiron të derdhesh në përfjalë, të cilat, në këtë rast, nuk ngelen thjeshtë fjalë si mjete komunikimi por si përcjellëse të diçkaje përtej këtij dimensioni.
Krijimi im i parë i botuar ka qenë një prozë e shkurtër në revistën "Pionieri".Më vonë, në vitet e para si studente (1997), botova librin e parë.Ishte përmbledhja me poezi për tër ritur Heshtje e mbarsur.
“Bota Sot“ Çfarë prêt nga poezia, nga lexuesit, nga vetja?
Albinë Idrizi: Nga poezia? Gjatë krijimit jemi një e njëjta gjë.Shpirt, frymë, ndjenjë, quajeni si të doni por jo dualitet në pritje të njërat jetrës.
Ngalexuesit? Nuk di nëse mund t’i them pritje dëshirës të arrij shpirtin e zemrat e tyre me dashurinë e fjalës.T'I prekë, t'I ndjej e t'I përmbush në mënyrë që të transformohen duke lexuar ashtu siç transformohem edhe unë duke shkruar.
Nga vetja? Çdo krijim është paraprijës i një krijimi tjetër.Ndoshta jo gjithmonë më të mira po më të arrira si vepër, por gjithmonë më të pjekur e më të formuar si autor.
“Bota Sot“ Gjatë vitit 2020 keni marrë çmimin vjetor për veprën "Përsëri mars", për veprën më të mire të vitit 2019. Çfarë ndjesi u jep ky çmim?
Albinë Idrizi: Ndonëse jetojmë në një kohë kur nuk duhet të na rrëmbejë gëzimi i mirënjohjeve e çmimeve, ashtu si edhe nuk duhet të na dëshpërojë kritika e mospëlqimi, nuk mund ta mohoj kënaqësinë time. Përzgjedhja e romanit më të mire në një nivel të tillë institucional më nderon veçanërisht.
“ Bota Sot “ A ka kritikë të mirëfilltë letrare?
Albinë Idrizi: Po t'u kthehemi letrave të Konicës, dhe jo vetëm, do të shohim se një katrahurë pseudokulture ka ekzistuar gjithmonë, mbase jo me një mënyrë gjithëpërfshirëse kaq të lehtë që namundëson sot interneti. E megjithatë, veprat e mira mbijetojnë.
Nuk jam për të ndaluar askë që ka dëshirë të shkruajë, sikur që nuk mund ta ndalojmë askë që ka dëshirë të këndojë. Dhe kjo nuk do të thotë se duhet të presim që të gjithë të bëhen shkrimtarë apo këngëtarë. Një lexues i latuar do të dijë vetë të zgjedhë.
“ Bota Sot “ Ç'mund të na thoni për krijimtarinë tuaj në process apo në të ardhmen?
Albinë Idrizi: Të them vazhdoj të shkruaj është si të them vazhdoj të ekzistoj.Gjithçka tjetër i mbetet algoritmit të kohës të befasojë, nëse kjo veç është e mundur.
“ Bota Sot “ Për fund, a keni diçka për të shtuar?
Albinë Idrizi: Sot, ndoshta më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë t'I kthehen botës së ndjenjave, empatisë, njerëzores.Kam përshtypjen se realiteti që solli pandemia është pasqyra e brendisë sonë. Më vjen në mendje një fjali që kam dëgjuar apo lexuar diku – kur faji nuk bie mbi asnjeri, atëherë jemi të gjithë fajtorë.
Dhe, të lexojmë më shumë.Vetëm lexuesi i mirë bën librin e mirë, thotë Emerson.
U jam mirënjohëse për ftesën dhe mundësinë e të shprehurit!
Uroj të jetë i mbarë dhe i gëzuar për të gjithë, viti që po vjen!
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/30/auto_unnamed_11609342635.jpg)