Gjatë natës së fundvitit
E zbutëm pak mërzinë,
Me gazmendet në shtëpi
Si të ishim n’karantinë!
I stolisëm rrugë e sheshe
Duke derdh paranë publike,
Por s’i gëzuam ato vlera
Për shkak frikës pandemike!
E mallkuam vitin plak
Që mos kthehet kurrë n’jetë,
Pse s’na la natën gazmore
Ta kremtojmë me dinjitet?!
Viti i Ri, si për çudi
Erdh pa akull edhe borë,
Me një mot për mrekulli
Si të ishim në qershor!
Vit i mbarsur me dëshira
E urimet pa hesap,
Nga të pirët e tepruar
Desh u bë bytha tapë!
Viti i Ri, shkurt e shqip
Do të jetë një vit në garë,
Për t’i zgjedhur të votuarit
Si trangullin në pazar!
N’Vit të Ri, me forcë të re
S’do t’ mungoj asgjë për besë,
As vaksinat e shumëpritura
Që na vijnë nga miqtë kinezë!
Miqtë e dashur të satirës
Në këtë kohë të vështirë,
Mos u ndani nga humori
Sepse Spica ju bënë mirë!
Nuk e kam për pëlqime
As komentet që vijnë pas,
Por, për fjalën popullore:
-Buza n’gaz, shnet pa masë!