Ku do gjejmë shpëtim
rrugë e gjatë mërgimi
pa fillim as fund
kur të na mund harrimi
ëndrrat kush i shkund
rrugë e gjatë mërgimi
pa fund as fillim
kur të na mund harrimi
ku do gjejmë shpëtim...
Rrimë
rrimë...e presim e presim e presim
damarët e gjakut i shesim
na rriten thonjtë...i presim
veç ëndrrat dhe shpresat s‘i vdesim...
Ne enderr
ne harten e trupit tend
me male ultesira e kodra
shpirti pushoi ne nje kend
zemra rrezatoi ngrohtesi si votra...
As nuk je as nuk jam
as nuk je as nuk jam
në zemër më ke në zemër të kam
më kërkove dje të kërkova sot
gjurmëve të kujtesës ca pika lot‘...