Presheva n’këtë vit
Po fillon më ndryshe,
Nga trashtë e Sulës
N’qumësht dallëndyshe!
Me fjalë e fraza t’thata
Nuk çelin premtimet,
Më sa Ramë tullacit
A i dalin qimet?!
Ku mbeti reciprociteti
Rezolutë e Konsullatë,
Si dhe ai farë Fondi
Me xhepat e thatë?!
Në çdo palë zgjedhje
Një Marrëveshje e re,
Ç’e do kur këndesi
Nuk po na bënë ve!
S’është hera e parë
Me këtë retorikë,
-Si dhelpra pas dashit
Deri n’Selanik…. !