(Nënës sime)
Ty të kam dritërreze
Dhe varg të pathënë
E heshtje të ëmbël
Të kam zemër, nënë
Nga ninullat Tua
Dhe bjeshka galdon
Një pikë loti Yt
Sa një Galaksion
Kur më përqafoje
Hëna kuqëloshe
Tinëzisht na shikonte
Mu’ dhe ty, nënoshe
Dhe dielli rrezonte
Ngrohtësisht, anembanë
Kur ti më përkëdhelje
Moj e shtrenjta NANË