Nxitja ,apo shtysa për ta shkruar këtë shkrim më erdhi pasi lexova te “Fjala e lirë” shkrimin e Prof. Eshref Ymeri me titull “Mirënjohja është pasuri shumë e çmuar shpirtërore”. Te ky shkrim i tij vihet re ajo e cila u mungon shumicës dërrmuese të intelektualëve shqiptar te të cilët shëmbullon egoizmi, smira dhe xhelozia. Te profesor Eshref Ymeri mbi gjithcka konstatojmë shpirtgjërësinë, modestinë dhe respektin e mirënjohjen që e karakterizon atë. Mirënjohja, respekti dhe vlerësimi i të tjerëve, i atyre meritorëve e kontributorëve në fusha e lëmenj të krijimtarive të ndryshme letrare, historike, politike, sociale, filozofike , shkencore e sidomos kombëtare është ajo e cila e lartëson akoma më shumë këtë personalitet të madh e të shquar, akademik, Profesor Eshref Ymerin.
Ky shkrim i tij për mirënjohjen si dhe thënia e filozofit të madh Immanuel KANT “mosmirënjohja është burimi të gjitha poshtërsive” më nxiti që ta ndërmarr e ta shkruaj sot këtë shkrim. Prof. Ymeri në këtë shkrim vlerëson “Fjalën e Lirë” dhe kolegune tij Prof. Doc. Fatmir Terziu ku po citojmë:
“Si shqiptar, jam shumë krenar që Prof.Fatmir Terziu, në Perëndimin evropian, përfaqëson modelin e intelektualit me dinjitet të lartë kombëtar, i cili, si shkencëtar, si shkrimtar mjaft i talentuar, si kritik i rrallë në letërsinë shqipe, si studiues dhe hulumtues me pasion të veçantë, si një ithtar i pasurimit të tradidës në lëmin e memorialistikës shqiptare dhe si mjeshtër në artin e dokumentimit kinematografik, i vlerësuar lart në Mbretërinë e Bashkuar, ka zënë një vend nderi në historinë e kulturës kombëtare”.
Ai më tej liston duke përmendur dhe sidomos lavdëron dhe shpreh konsiderata të larta mirënjohjeje për shumë intelektualë, studiues dhe personalitete të tjera. Nëpërmjet këtij Portali ai u shpreh mirënjohjen të thellë:
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Profesor Resmi Osmanit,
Kozma Gjergji
Sotir Athanasiou,
Novruz Abilekaj,
Faruk Taqe,
Adem Harxhi
Kadri Çopja
Aleko Likaj,
Baki Dervishi,
Eqerem Canaj
Resmi Çorbaxhi,
Albert Lulaj
Flori Bruqi,
Kadri Tarelli,
Kujtim Matelli
Dr. Jorgji Kote
Artur Shemaj,
Ahmet Dauti
Odise Çaçi
Merita Pinos,
Xhemile Abdiut
Kozeta Nushit,
Eli Trojës
Petrika Troja,
Mira Meksi,
Elida dhe Zotërisë Skënder Buçpapaj
Është shumë e rrallë dhe madje shumë e tepër rrallë që mund të gjesh një akademik si Eshref Ymeri që të jetë kaq modest, kaq mirënjohës dhe kaq respektues për talentin, krijimtarinë dhe për dhuntinë intelektuale të të tjerëve. Por jo vetëm kaq ,por unë si lexues dhe admirues i Prof. Eshref Ymeri , prej shkrimeve të tij dhe të analizave, gjykimeve dhe vlersimeve e të studimeve të tij për shumë intelektualë të tjerë kam mësuar dhe gjetur prej tij personalitete të larta me formim intelektual, letrare e shkencor të fushave të ndryshme ku përfshihen edhe këta të cilët profesori i nderuar i përmënd në këtë shkrim të tij. Prandaj dhe sot pikërisht për këtë, në mbyllje, po i shpreh edhe unë Profesor Ymerit respektin dhe mirënjohjen time të thellë karshi tij si një personalitet i madh, shpirtgjërë e mirënjohës, si dhe i uroj suksese në krijimtarinë e tij gjithdimensionale letrare,, historiko-kombëtare, sociale, politike, filozofike etj.