Lundrova me vitet si në ca dallgë të thinjura
Nëse nuk u bëra kapiten, nuk iu tremba së përpjetës.
Kisha në vite urimin e bacës e lokeve fjalëflorinjta
Kisha krenarinë që ma jepte plisi i bjeshkës.
Dikur lozja me kapuca e me thyerjen e krahut
Mes Broliqit jetova kujtimet e ëmbla rinore
Më tej preka Evropën pa harruar ngjyrën e bajrakut
Gdhiva netët në një libër në një varg e fletore.
Neë ditën e lindjes i përulem brazdës, shkronjës, pragut
I përulem kroit që më dha currilin e parë
Kudo ku shkoj më vjen ngrohtësia e oxhakut
Një besë të re ia jap ditës që në agim.
Në ditën e nesërme jetoj lumturinë e ëndrrës
Ashtu duarzgjatur eci drejt mirësisë së munguar.
Dhe vëmë në buzë aromën erëmirë të këngës
Drejt një jete me shresën e trëndafiliar.