Nga Pablo Neruda*
Dua që të dish një gjë:
Nëse shoh hënën e kristaltë,
degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit,
gjithçka më çon tek ty…
Sikur aroma, dritë, metale,
të ishin anije të vogla që shkojnë
drejt ishujve të tu që më presin…
Sidoqoftë…
Nëse pak nga pak ndalon së më dashuri
do të ndaloj se dashuri pak nga pak
Nëse papritmas më harron,
mos më kërko se tashmë do të kem harruar
Nëse vendos të më lësh në breg të zemrës ku kam rrënjët,
mendo se në atë ditë, në atë kohë,
do të ngre lart krahët
dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër
Por…
Nëse çdo ditë, çdo orë
me ëmbëlsi të pamëshirshme.
e ndjen se për mua je destinuar
Nëse çdo ditë çel
në buzët e tua një lule për të më kërkuar,
ah, dashuria ime
në mua i gjithë ai zjarr përsëritet,
në mua asgjë nuk shuhet as harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,
dhe derisa të jetosh do të jetë në krahët e tu
pa dalë nga krahët e mia…
*****
Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, i njohur si Pablo Neruda (1904 – 1973) ka qenë poet kilian, njëkohësisht diplomat dhe politikan.