O prite Antonin o hej
Prishtinë e re e lodhur nga
shekulli
Nuk po vjen në këmbë as hipur në kalë
as si hero tregimesh të pleqëve homerikë
Po vjen me kohën e bartur mbi supe
Me peshën e bronzit e vlerën
e floririt
Duke zbritur nga malli i
zemrave tona
Në shesh të Prishtinës
Shtegut të vetmisë mes ndërgjegjjeve të ndryshura
Duke hapur rrehen e
Dimrit tonë të harresës
O prite Anton Çetën
Po vjen të na pajtojë
me vetveten
Edhe një herë.