Për t’qitë n’dritë diçka me vlerë,
duhet kohë përkushtim e nder!
Na edukuan prindëritë edhe n’robëri,
siç bënë babë e nënë për fëmijë!
Familjarë tonë tërë çka patën,
për fëmijët e tyre u rropatën!
N’shkolla i dërguan t’ish Jugosllavisë,
për t’i bërë dije shqiptarisë!
Kërkesat n’vitin gjashtë dhjetë e tetë,
n’demonstrata për unuversitet!
Burgosje shumë pastaj pasuan,
me gjak e mund u paguan!
Këto lëvizje për barazi,
vazhduan pandal n’vështirësi!
Të organizuar studentë gjithnjë,
deri n’vitin tetëdhjetë e një!
T’frymëzuar për liri,
hoqën okupatorin n’vitin dy mijë!
Po pas luftës çka na vajti,
u shkatërruan shumë nga hajni!
Karavanet s’po ndalojnë,
shtetin e ri po e dëmtojnë!
Po pengojnë rrugën e drejtësisë,
karavanet e hajnisë!
S’po lejojnë hajnat djalërinë,
të vendos drejtësinë!
Dasht Zoti t’këthjellet moti,
që n’Kosovë me votë t’fuqizohet i zoti!