Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”.
Ky çmim është caktuar në fund të vitit të kaluar në fushën e trashëgimisë kulturore nga Qeveria e Kosovës.
Madje ky çmim dhe jepet për herë të parë.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00.