na kishin thene na kishin treguar
kufiri na ishte te Molla e kuqe
gjithcka kishte kercitur ishte cunguar
diten kur Nena kishte dal...nuse...
e shashtisur njerka kishte ikur e hutuar
rrezbitur nga mosha rene i kishin dhembet
nuk ishte kthyer dot as per te uruar
nuk i bente zemra nuk i benin kembet...
Dikush
dikush pameshirshem i ka perzier telat
do te gjurmoje ne endrren tone
anijes ne prite i jane ulur velat
ne rrugetimin e purpurt te shpreses sone...
Eja
eja kthehu edhe njëherë
mos i lë peng korridoret e shpirtit
zambaku i Tiranës ka çelē
edhe përtej unazës së gishtit...
Dikush
dikush po na i grimcon stinët
me dhëmbët e prishur-çatall
po na shprish gjuhën gjakun indet
ne rrimë presim e themi jemi gjallë...
Veç për syrin tënd
veç për syrin tënd
veç për tënden paqe
loti të zërë vend
të mos rrjedh në faqe...