Jam te “Mrizi i Zanave”
Me Fishtën e Madh
Në dorë mban Lahutën
Këndon për Oso Kukën.
“Ku fillojnë kufijt e geget”
Me Mjedën u takova
Më njoftoi me Loken
Me Trinën dhe Zogën.
Kaluam në Vrrakë
Kaptuam mal e kodër
Seç vuante Migjeni
Për "Lulin e Vocër".
Enigma e fjalës
Kërkon shprehjen e vet
Te "Hymni i Flamurit"
T’Asdrenit Poet.
Shkuam te Adem Dema-
Meteor që ndrin
S’pushonte së luftuari
Me "t’gjakut gjarpinj".
Podrimja, rroftë sa malet
Thërret me t’lartin zë:
-Kosova është gjak që s' falet
Kosova s’duron më!
E Kutelit vetë
Zemra i buçet:
-Shqiptarin e du mbret
Nga deti në det!
Edhe Vëllezërit Frashëri
Digjen si qiri
I luten atdheut:
-Më jep nder, Shqipëri!
Skënderbeu trim
Në Krujën legjendare
Shpatën e gatit
Për kokat tradhtare.
Adem Jashari i gjallë
N’ kulla të Prekazit
-Kosova është Shqipëri!
Shpërthen prej marazit.
Zahir Pajaziti-
Syri i Lirisë:
-Kujdes, vëllezër t’ dashur
Nga gisht i tradhtisë!