Fëmiu i vogël bërtet,
a e dini ç’na thotë!
Bajlozat për skaj deti,
po bëhet tërmeti!
Nëna e mjerë thotë,
s’janë n’skaj deti, po n’det!
Medet këta faqezi,
s’lanë fare ujtë për t’pi!
E ndotën e bënë t’zi
Pastaj babai fletë,
kush janë këta he medet?!...
A ka kush që i pret?!
Po shkretohet çdo gjë,
s’guxon zë kush për t’iu bë!
Gjyshja thotë medet,
këtë punë duke e ditur krejt!
Se thonë të vërtetën,
bajlozat vazhdojnë avazin e vjetër!
Gjyshi pasi dëgjoi pastaj thotë,
ne s’do jetojmë kot!
Po i njohim dhe shohim çdo ditë,
si t’i gjejm trimat që guxojnë për t’jua ngjitë!...