1.
Poezi,
M'i jep vargjet e gjata
E me to të ndërtoj shtatore të larta
Poezi,
M'i jep flatrat ti
Mbi to le t'pushojë flamuri kuq e zi
Poezi,
M'i jep rimat tua
Me to të thuri këngët për SHQIPËRINË që e dua
Poezi,
Më zgjo në të bardhat agime
E dëshmorëve të lirisë
T'ua qëndis xhamadanin e trimërisë
2.
Kurrë s'do ta gjeja rrugën time
Sikur të mos ma tregonte vargu im
S'do t'i dija as shtigjet e shtegtimeve
Sikur të mos më printe imi vargëzim
Porsi i pandërprerë uragan
Ç'më kall, ç'më djeg një zjarr
Jam bërë rojtar poezie
Dua të digjem në ndjenja atdhesie....