I riu Leonor Berisha nga Prizreni, ka fituar çmimin e parë në garën kombëtare letrare kategoria Ese, në Shqipëri.
Për këtë, ka njoftuar vet Berisha përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka shprehur mirënjohje për organizatorët, z. Leons Hasani & z.Seldan Tabaku, profesorëve dhe gjithë studentëve shqiptarë që ishin pjesë e kësaj gare.
Postimi i plotë:
Fitues i çmimit të parë!
Të dashur miq, Me kënaqësi ju njoftoj, se nga juria profesionale dhe profesor universitar, jam nderuar me çmimin e parë, në garën kombëtare letrare kategoria Ese, të mbajtur në Shqipëri. Është ndjesi e veçantë, ku në mesin e qindra studentëve të shkëlqyeshëm në paraqitjet e tyre letrare, të jesh në krye të më të mirëve. Mirënjohje organizatorëve z. Leons Hasani & z.Seldan Tabaku, profesorëve dhe gjithë studentëve shqiptarë, që ishin pjesë e kësaj gare. Ju guxuat, prandaj, të gjithë jemi fitues! E ju miqtë e mi, të afërm dhe familjarë, që më përkrahni në çdo rrugë dhe më motivoni që t'mos dorëzohem kurrë, ju falënderoj nga zemra, ju paqa për jetë.