Të Shqipërisë BASHKIM....
E pate ideal-
Shpirtin sa një mal
BASHKIMIN e Kombit
E pate synim-
Zemrën plot guxim
Kosovën shqiptare
E pate dashuri-
Flamur kuq e zi
Për atdhe t' bashkuar
Jo të ndarë në pjesë-
Lidhe fjalë e besë
Malet e atdheut
Pa arinj e derra
I doje përhera
Fushat e paanë
Lulëkuqet përherë
Për ty kishin vlerë
Qiellit të atdheut
Shqipja n' fluturim
Ish yti gëzim
Në t'atdheut altar
Je margaritar-
I vërtet shqiptar