Pas kaq vitesh
Spicës Metalike,
I buzëqeshi fati
N’vjersha satirike!
Po na del me libër
Si kurrë më parë,
Për ta mat veten
Sikur në pazar.. !
Për t’i shkallmuar
Me majën e mprehtë,
Ata që digjen
N’luftë për pushtet!
Si dhe të tjerët
Pastaj me radhë,
Që janë mësuar
Të rrinë nën dardhë!
Për ata që postet
I kanë me mandat,
Spica i nderon
Me kunjin e gjatë!
Ka dhe të tjera
Goditje me stil,
Për ata që shohin
Ëndrra në di’ll!
Spica Metalike
(Kjo poezi e gjen frymëzimin te nisma për botimin e një libri satirik “Ëndrra në diell”, e cila ka gjetur përkrahje te diaspora jonë e dashur, së cilës i falënderohemi pa fund)