Te ti, atdhe i dashur
Është vetë parajsa e vërtetë
Ku vijnë dhe ylberet e të përkulen vetë
Edhe liqeni i dremitur
Edhe lumenjtë gurrëdëlirë
Edhe malet majeprehta
Edhe ato fusha të gjera
Në qiellin tënd plot kaltërsi
Ndriçojnë yjet dhe puthen me hënën
Valëvitet frymë e stinës në erë
E drita dritëson me dritësim të shenjtë
Te ti, atdheu ynë i shtrenjtë
Në fushat tua të paanë
Pranverojnë lulëkuqet në stuhi e tufan
Rriten vasha e djemë si lastarë
Të bëjnë roje Alpet tua plisbardha
Joni e Adriatiku rinojnë shtatin tënd vetë
Rrofsh, atdhe i dashur-parajsë e vërtetë